Lajmet

Firefox 13 me opcion të ri

May 20 2012
0 Shpërndarje
Firefox 13 me opcion të ri
Firefox 13, që ndodhet akoma në fazën testuese (beta), do të ketë opcionin i cili ka qenë në listën e gjërave për t’u krijuar nga kompania qe një kohë shumë të gjatë. Butoni “Reset” është vendosur për të ndihmuar përdoruesit të shmangin problemet e ndryshme që mund t’i paraqiten gjatë punës, dhe supozohet të jetë shumë i nevojshëm në ato momente kur “asgjë tjetër nuk punon”. Veçantia e këtij butoni do të jetë se ju mund ta ktheni Firefox-in në gjendjen e tij fillestare, por pa humbur asnjë të dhënë, behet fjalë për email, fjalëkalime, si dhe ato faqe të cilat ju i keni të rregjistruara si bookmark.
“Skuadra e përkrahjes punoi gjatë në ndërtimin e opcionit Reset” kishte shkruar në blogun e tij njëri prej përgjegjësve të kompanisë për programimin e këtij opcioni. “Funksioni i parë i këtij opcioni që ndodhet në sektorin “Troubleshoot” është të krijojë një profil të ri që do të transferojë të gjitha emailët, fjalëkalimet, si dhe bookmark nga versionet paraprake.

Gjithsesi, duhet të keni parasysh që ky funksion shërben vetëm për versionin bazë të Firefox-it. Nëqoftëse, keni të instaluar Nightly ose Aurora të Firefox, ka mundësi që ky opcion mos të funksionojë.

Sipas planeve të Mozilla, Firefox 13 pritet të dalë në treg më datë 5 qershor, 2012. (PCWorld Albanian) 

Lajmet e fundit>