Lajmet

Firefox 13 rrezikon privatësinë

Jun 26 2012
0 Shpërndarje
Firefox 13 rrezikon privatësinë

Versioni i ri Firefox 13 i ndërmarrjes Mozilla, i lansuar më herët gjatë këtij muaji, ku ky version i shfletuesit të popullarizuar të Uebit paraqiti një mori veçorish të reja, duke përfshirë protokollin SPDY të Google, një ballinë të re dhe një qasje të lehtë në faqet më të përdorura përgjatë faqes së përmirësuar në tabin e ri. Sidoqoftë, kjo e fundit paraqet një rrezik në siguri. Register raporton se thumbnailët që i shoqërojnë këto lidhje në faqen e përmirësuar të tabit të ri kanë mundësi të shpalosin informacionin personal.

Shfletuesi zakonisht merr pamje të pjesëve ku keni shfletuar për t’i krijuar këto thumbnail (edhe nëse jeni duke e shfletuar një faqe me të dhëna të ndjeshme) dhe, në proces e sipër, do të mund të zbulonte të dhënat tuaja personale si informacionet tuaja bankare ose subjektet e emailave për çdokënd tjetër që përdor kompjuterin tuaj.

Duke folur për InformationWeek, Mozilla pranoi që ky ishte një problem dhe tha që “Mozilla mbetet e vendosur në përkushtimin e vet për privatësinë dhe kontrollin e përdoruesit. Veçoria e thumbnailit në tabin e ri brenda Firefoxit nuk bartë ndonjë informacion personal jashtë kontrollit të përdoruesit.” Mozilla premton se do të arrnojë këtë vrimë në “lëshimin e ardhshëm”.

Megjithatë rreziku i vjedhjes së identitetit të dikujt duket mundësi mjaft e vogël, por shfletuesi me siguri nuk duhet të marrë pamje nga faqet që qëndrojnë pas faqeve të qasjeve dhe nga faqet me të dhëna të ndjeshme. Më së miri për momentin do të ishte që ta ndalni këtë veçori, por gjithashtu mund ta përdorni formën e shfletimit privat të shfletuesit Firefox (të cilën gjë duhet gjithsesi ta bëni nëse përdorni një kompjuter publik). (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>