Lajmet

Firefox 15 Beta, më i shpejt, konsumon më pak memorje

Jul 24 2012
0 Shpërndarje
Firefox 15 Beta, më i shpejt, konsumon më pak memorje

Mozilla sapo ka lansuar versionin beta të Firefox 15 i cili ka përmirësime në lidhje me menaxhimin e memorjes si dhe përmirësime të ndjeshme sa i përket shpejtësisë.  

Firefox 15 ndalon boshllëqet që ndodhin në memorje e që shkaktohen nga shtojcat, madje edhe nga Firebug. Ky i fundit është një shtojcë e Firefox që bën ‘debug’ për faqet në internet. 

Për përdoruesit që kanë të instaluar shtojcat (add-ons), ky version do të reduktojë konsumin e memorjes. Poashtu, shfletuesi do të bëhet më i shpejt dhe do të ulen mundësitë që të pësojë bllokime, pavarësisht numrit të madh të shtojcave të instaluara apo kohës së gjatë të qëndrimit në internet. 

Boshllëqet e krijuara në memorje nga shtojcat shkaktohen nga të ashtuquajturat ‘pjesë zombi’. Informacionet nga faqe të ndryshme interneti ruhen dhe qëndrojnë në memorje edhe pasi ta keni mbyllur faqen. Firefox 15 bën pikërisht pastrimin e këtyre pjesëve.  

Një opsion i ri i këtij versioni të Firefox është edhe përkrahja e formatit audio Opus. Ky format që tashmë mund të luhet direkt në shfletues, ofron mundësi më të mira kompresimi audio dhe është i përshtatshëm si për muzikë ashtu edhe për fjalime.  

Firefox 15 pritet të lansohet më 28 gusht. (PCWorld Albanian)

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>