Lajmet

Firefox 20 përmirëson opsionin e navigimit privat (Private Browsing)

Apr 4 2013
0 Shpërndarje
Firefox 20 përmirëson opsionin e navigimit privat (Private Browsing)

Versioni i ri i shfletuesit Mozilla Firefox 20 përveç përditësimit të Download Manager ka sjellë përmirësime edhe në opsionin e navigimit privat (Private Browsing).

Në rast se kërkoni të navigoni për diçka që dëshironi të mbetet e fshehtë si p.sh kur po aksesoni faqe te caktuara në një qendër interneti do e keni shumë më të lehtë me Mozilla. Në videon e mëposhtme Mozilla përmend rastin kur bëhet fjalë për përzgjedhjen e një dhurate.

Navigimi privat në Firefox është analog me InPrivate në Internet Explorer dhe me Incognito Window në Chrome.

Në momentin e përdorimit të këtij opsioni ju çaktivizoni regjistrimin e të dhënave “cookie”, historikut si dhe dokumenteve të përkohshme.

Për aktivizimin e këtij opsioni duhet të drejtoheni tek menuja File ose tek Firefox në të majtë të ekranit tuaj dhe klikoni “New Private Window”.

Ky opsion nuk është i ri në Firefox, por tashmë është e mundur që në vend të hapjes të një dritareje të re, e cila nuk ofron akses të menjëhershëm të faqeve të preferuara përdoruesit mund të hapin thjesht një tab privat.

Në faqen e vet udhëzuese Mozilla shpjegon në formën e një paralajmërimi se opsioni i navigimit privat nuk i siguron përdoruesit aq sa ata pretendojnë.

Duhet pasur parasysh se navigimi privat nuk i bën përdoruesit anonimë në internet. ISP-të, punonjësit ose dhe vetë faqet mund të gjurmojnë të gjitha faqet që ju vizitoni. Gjithashtu kjo mënyrë navigimi nuk ju mbron nga spyware-et apo programet monitoruese që mund të instalohen në kompjuterin tuaj. (PCWorld Albanian)

mozilla firefox 1

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>