Lajmet

Firefox 22 ofron komunikim video në kohë reale dhe JavaScript më të shpejtë

Jun 26 2013
0 Shpërndarje
Firefox 22 ofron komunikim video në kohë reale dhe JavaScript më të shpejtë

Sapo është lançuar Firefox 22 nga Mozilla dhe, në ndryshim nga përditësimet e fundit, të cilat kanë qenë të fokusuara pak në shtimin e veçorive të reja, kësaj here bëhet fjalë për disa karakteristika të rëndësishme në ueb.

Një prej tyre është suporti i plotë për WebRTC, i cili i lejon zhvilluesit e uebit të integrojnë lidhje audio dhe video në kohë reale ndërmjet shfletuesve.

WebRTC mund të përdoret gjerësisht për gjithçka, duke filluar nga lojërat interaktive me shumë lojtarë në ueb, si vetë ajo e Mozilla-s BananaBread apo ajo e Google Cube Slam, deri tek chat i thjeshtë mes përdoruesve përmes videos dhe file sharing (dërgim dhe marrje skedarësh).

Të gjitha këto mund të përfshihen në aplikacionet e bazuara në JavaScript.

Nga ana tjetër, Mozilla është përqendruar edhe në përmirësimin e performancën së JavaScript-it.

Firefox 22 sjell rritësin më të fundit të performancës, OdinMonkey. Mozilla ka shtuar gjithashtu edhe Asm.js, një subset i JavaScript i përzgjedhur për ekzekutim më të shpejtë, ndërsa OdinMonkey është një JavaScript JIT engine e ndërtuar posaçërisht për të trajtuar këtë subset.

Asm.js është projektuar për aplikacione që gjenerojnë kode si EmScripten, në mënyrë që kodet C dhe C++ të arrijnë të komplilohen në një subset të veçantë të JavaScript-it dhe të ekzekutohen në shfletues.

Firefox 22 përfshin edhe një suport HiDPI në Windows për shkallëzim më të mirë të pamjeve në ekran si dhe suport për API-të e njoftimeve ueb, të cilat i lejojnë aplikacionet ueb t’u dërgojnë njoftimet përdoruesve edhe kur shfletuesi është i mbyllur.

Firefox 22 Beta është i disponueshëm për t’u shkarkuar nga faqja zyrtare e Mozilla-s. (PCWorld Albanian)

mozilla firefox

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>