Softuer

Firefox 3.5 i gatshëm për shkarkim

Jun 30 2009
0 Shpërndarje
Firefox 3.5 i gatshëm për shkarkim

Sigurisht e keni kuptuar se Firefox, softueri i popullarizuar për ueb shfletim nga Mozilla, është futur nën një përmirësim të madh përmes versionit më të ri 3.5, i cili sjellë një llojllojshmëri të veçorive të reja në rritje të performancës.

Veçoritë e reja janë të shumta ku disa prej tyre janë navigimi nëpër ueb faqe që kupton lokacionin tuaj, ueb shfletimi diskret, përkrahja për të gjitha teknologjitë më të fundit HTML, JavaScript, CSS, etj.

Fokusimi kryesor i këtij versioni të Firefox është shpejtësia. Këtë e deklaron edhe Vlad Vukicevic, tek udhëheqës për projektin Firefox, pranë Mozilla-s, duke thënë se veçoria kryesore në këtë avancim të Firefox, është shpejtësia e madhe e tij.

Mozilla pa dyshim që është duke shpresuar se Firefox 3.5 do të ndihmojë në rikthimin e tregut të humbur të këtij shfletuesi, pasi që dihet se me 16 qershor pjesëmarrja e Firefox në treg ishte vetëm 21.4 %, në krahasim me 22.51 % gjatë muajit maj.

Lista e tërësishme e shtesave të reja në versionin 3.5:

Më shumë se 70 gjuhë të përkrahura (duke përfshirë edhe gjuhën shqipe)
Përkrahje për HTML 5
Modusi për shfletim privat
Përfshirja e makinës së re JavaScript, Trace Monkey
Shfletim që njeh lokacionin tuaj
JSON natyror dhe përkrahje për punë uebi
Renderim më të shpejtë spekulativ
Përkrahje për fonte që shkarkohen si CSS media, JavaScript selectors, ruajte të lokalizuar HTML 5 (offline/online) dhe më shumë.

Sipas kësaj kompanie gjithashtu, Firefox 3.5 është shfletuesi i parë që përkrah formate të hapura të videove, duke mundësuar që filma të jenë pjesë e ueb faqeve dinamike të ditëve të sotme pa pasur nevojë për shtojca.

Shkarkoni këtë version nga kjo lidhje.
Shkarko Firefox 3.5 

Ose klikoni tek menyja Help, në ueb shfletuesin tuaj Firefox dhe kërkoni për nënmenynë, Check For Updates

Lajmet e fundit>