Vëzhgim

Firefox 5 i gatshëm për shkarkim

Apr 1 2011
0 Shpërndarje
Firefox 5 i gatshëm për shkarkim

Janë katër faza të zhvillimit në procesin e ri të zhvillimit në Mozilla – mozilla-central (mozilla qendrore), experimental (eksperimentale), beta (versioni testues) dhe final (versioni përfundimtar). Dihet që Firefox 5 tashmë është duke u zhvilluar, por janë dhënë lajme që shfletuesi tashmë është postuar në serverin FTP të ndërmarrjes në formën fillestare të ndërtimit.

Shfletuesi i ri ka versionin numër 4.2a1pre, që është për shkak të kohës së detyrimit që Mozilla ende nuk lejoi të bëhen ndryshime në versionin e sistemit. Sidoqoftë, ka një pohim që është, në fakt, fondacioni për Firefox 5, derisa dihet që në vazhdim do të ketë lëshime 4.0x me arnime të vogla të vrimave në Firefox 4.

Sipas planit për lëshim, Firefox 5 është planifikuar që të lëshohet në javën afër 29 qershorit, derisa lëshimi i parë testues dhe stabil i shfletuesit me versionin numër 5.0 do të jetë i gatshëm në javën afër 13 prillit. Ndryshimet e pritura në ndërfaqe, që do të përfshijnë tabet e apliakcioneve në ueb, nuk do të lëshohen më herët.

Shkarkojeni Firefox 5./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>