Lajmet

Me Firefox 51, Mozilla rrit me 400% performancën e shfletuesit falë “multi proceseve”

Dec 23 2016
0 Shpërndarje
Me Firefox 51, Mozilla rrit me 400% performancën e shfletuesit falë “multi proceseve”

firefox-logo-100690302-largeMozilla është shumë pranë debutimit të një shfletuesi më të shpejtë, që reagon më lehtë falë “multi proceseve” të prezantuara që nga muajit Gusht.

Së shpejti, pjesa më e madhe e përdorueve do të vërë re një rritje të konsiderueshme të performancës së shfletuesit. Mozilla thotë se dizajni i ri rrit reagimin me 400% dhe uebfaqet hapen 700% më shpejtë.

Versioni me multi proceset funksionon ngjashëm me Chrome. Ideja e kësaj teknologjie është shkëputja e përmbajtjeve të uebit nga përdoruesi e cila rezulton në një shfletues më efikas dhe stabil.

Por problemi kryesor i Mozilla ka qenë mbështetja për shtojcat e palëve të treta të cilat çuditërisht interferojnë me multi proceset. Ishte Firefox 48 ai që solli multi proceset por vetëm për një numër shumë të kufizuar përdoruesish.

Me Firefox 49 dhe 50, Mozilla filloi testimin me një numër të caktuar shtojcash dhe me versionin 51 i cili do të mbërrijë në Janar, Firefox do ta implementojë këtë ndryshim për pjesën më të madhe të përdoruesve.

Përsa kohë nuk keni të instaluar shtojca të papërshtatshme me multi proceset, ky i fundit do të mbërrijë shumë shpejt tek ju. (PCWorld Albanian)

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>