Lajmet

Firefox 52 sjell aplikacionet dhe lojërat moderne në shfletuesit tanë

Mar 8 2017
0 Shpërndarje
Mozilla prezantoi ditën e sotme versionin 52 të shfletuesit Firefox me të cilin do të paralajmërojë përdoruesit saherë ata vendosin fjalëkalime në uebsajtet e paenkriptuara. Firefox 52 sjell aplikacionet dhe lojërat moderne në shfletuesit tanë

Por nuk përfundon këtu sepse do të ndalojë nga funksioni të gjitha shtojcat përveç Adobe Flash Player dhe do të sjellë një teknologji të re e cila rrit shpejtësinë e ueb aplikacioneve.

Firefox 52 gjithashtu mbylli 28 dobësi sigurie, ku gjysma e tyre janë kritike. Sa i përket sigurisë shfletuesi hap një dritare paralajmërimi kur përdoruesit vendosin një fjalëkalim mbi një faqe pa sigurinë e HTTPS.

Ndërkaq kufizimi i shtojcat aplikohen për ato NPAPI, një format i cili daton që nga 1990 me Netscape. NPAPI është përjashtuar pothuajse nga të gjithë shfletuesit me përjashtim të Apple Safari.

Por risia e vërtetë është mbështetja për WebAssembly. Sipas Mozilla, Firefox është shfletuesi i parë me këtë teknologji. WebAssembly është një prej avancimeve më të mëdha në Platformat e Uebit në dekadën e fundit.

Me WebAssembly zhvilluesit mund të krijojnë aplikacione intensive si lojëra, video editor etj të cilët funksionojnë njësoj si të ishin aplikacione desktop në aspektin e performancës pa nevojën e ndonjë shtojce.

Apple, Google dhe Microsoft kanë aplikuar në WebAssembly për integrimin në shfletuesit e tyre. Google ka bërë të ditur se do të aktivizojë mbështetjen me Chrome 57 e cila mbërrin më 14 Mars. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>