Lajmet

Firefox 54 me procese të shumëfishta, rritet performanca dhe stabiliteti

Jun 14 2017
0 Shpërndarje
Së fundi me Firefox 54, Mozilla mbylli kanalin Aurora të testimeve. Në vend të katër kanaleve të testimeve tashmë do të jenë vetëm tre: Nightly, Beta dhe Stable. Firefox 54 me procese të shumëfishta, rritet performanca dhe stabiliteti Photo Source: Firefox

Firefox më në fund vjen me multi proceset, një proces për ndërfaqen dhe një për grafikat tetë vite pas projekti me emrin e koduar Electrolysis filloi.

Mozilla e quan Firefox 54, “Firefox-in më të mirë të të gjitha kohrave,” dhe mbase për këtë nuk gabohet.

Në teori kalimi në një sistem me procese të shumëfishta do të përmirëojë stabilitetin dhe performancën e shfletuesit por edhe kompjuterit. Electrolysis sjell edhe mbështetjen e plotë të teknologjisë së izolimit të quajtur “sandbox”.

Por problemi me proceset e shumëfishta është konsumi i memorjes RAM. Mozilla thotë se ka punuar shumë për të shmangur këtë fenomen dhe në momentin që hapet shfletuesit vetëm katër procese do të aktivizohen.

Sipas eksperiencës sonë, me të vërtetë ka një rritje të dukshme të performancës dhe shpejtësisë si dhe konsumon më pak memorjes sesa Chrome. Por e gjitha kjo do të varet së shumti sipas mënyrës tuaj të përdorimit të shfletuesit.

Përveç proceseve të shumëfishta, Firefox 54 përmban API-të e reja WebExtension. Mjetet e zhvilluesve të Chrome Vue.js tashmë funksionojnë edhe në Firefox pa asnjë modifikim.

Së fundi me Firefox 54, Mozilla mbylli kanalin Aurora të testimeve. Në vend të katër kanaleve të testimeve tashmë do të jenë vetëm tre: Nightly, Beta dhe Stable. /PCWorld Albanian

Shkarkoni Firefox 54:  Windows 32-bit64-bit / Linux 32-bit64-bit / macOS

Lajmet e fundit>