Lajmet

Firefox 55 sjell standartin WebVR për realitetin virtual në ueb

Aug 9 2017
0 Shpërndarje
Mbështetja e Chrome është e disponueshme vetëm në Android ndërsa Edge duhet të kalohet në modalitetin e zhvilluesit për të parë përmbajtje VR. Firefox 55 sjell standartin WebVR për realitetin virtual në ueb

Përdoruesit e Firefox të cilët kanë një pajisje Oculus Rift ose HTC Vive mund të përdorin shfletuesin për të parë përmbajtje VR në internet.

WebVR është një standart në rritje i cili synon të sjellë realitetin virtual tek shfletuesit si dhe të ofrojë një mënyrë të thjeshtë për zhvilluesit për të krijuar dhe shpërndarë përmbajtje VR.

Dy muaj më parë Google implementoi standartin në shfletuesin e saj ndërsa duke filluar nga versionin 55 edhe përdoruesit e Firefox do të përfitojnë nga avantazhet e tij.

Kjo e dërgon në tre numrin e shfletuesve madhorë që ofrojnë mbështetje për përmbajtjet VR në ueb përfshirë edhe Microsoft Edge në Windows 10.

Mbështetja e Chrome është e disponueshme vetëm në Android ndërsa Edge duhet të kalohet në modalitetin e zhvilluesit për të parë përmbajtje VR.

Krahas WebVR, Firefox 55 sjell një funksionalitet të quajtur Firefox Screenshot. Në fazë beta që nga muaji Korrik, përdoruesit mund të kapin imazh një uebfaqeje të plotë ose një pjesë të saj dhe ta shkarkojnë në pajisjen e tyre.

Firefox 55 do të instalohet automatikisht, i cili krahas dy funksionaliteteve madhore të lartpërmendura përmban performancë dhe siguri të shtuar.

Me Firefox 57 Mozilla pritet të sjellë një pamje të re të shfletuesit e cila do të debutojë më 14 Nëntor. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>