Softuer

Firefox 6 tani mund të shkarkohet

Jul 19 2011
0 Shpërndarje
Firefox 6 tani mund të shkarkohet

Veçoritë kryesore të përfshira në Firefox 6.0 Beta:

•    Shiriti i adresës tani thekson domeinin e uebfaqes që po e vizitoni;
•    Ristrukturimi i pamjes së bllokimit të identitetit të faqes;
•    Shtimi i mbështetjes për versionin e fundit të WebSockets me një API të arnuar;
•    Shtimi i mbështetjes për EventSource / ngjarjet e dërguara nga server;
•    Shtimi i mbështetjes për window.matchMedia;
•    Shtimi i Scratchpad, një ambient prototip i JavaScript;
•    Shtimi i një menyje të re me vegla për zhvillues të uebit dhe vendosi gjërat e lidhura me zhvillim në të;
•    Përmirësimi i përdorimit të konzollës së uebit;
•    Përmirësimi i zbulimit të sinkronizimit të shfletuesit Firefox;
•    Zvogëlimi i kohës gjatë të cilët hapet shfletuesi, kur përdoret Panorama.

Versioni final i Firefox 6 pritet që të lëshohet në shtator 2011. Ju mund të shkarkoni versionin e fundit të Firefox 6 Beta këtu./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>