Lajmet

Firefox adopton multi-procese nga Chrome & IE

May 12 2009
0 Shpërndarje
Firefox adopton multi-procese nga Chrome & IE

altMozilla ka konfirmuar një raport nga Mozilla Links, se versionet e ardhshme të Firefox do të ndajnë ndërfaqen nga proceset e përmbajtjes në mënyrë që të rritet stabiliteti i shfletuesit

Ndarja e procesit ishte shpalosur për të parën herë nga Google në shfletuesin Chrome, gjë që më vonë u adaptua nga Microsoft në Internet Explorer 8. Mozilla ka përcjellë këtë trend, por tani ka konfirmuar se “e ardhmja” e shfletuesve Firefox gjithashtu do të adoptojë këtë ndarje të proceseve. Por mos prisni që kjo veçori të dalë në sipërfaqe para se të paraqitet versioni gati i përfunduar 3.5.

SI pjesë e një projekti të ri të paemëruar përbrenda Mozilla-së, një ekip është duke punuar për të ndarë procesin kryesor (chrome) të ndërfaqes nga përmbajtja e proceseve të uebit. Përparësia e kësaj qasjeje është se një ueb faqe që mund të bllokohet në shfletuesin që keni sot, gjatë të ardhmes do të bllokohet vetëm në një ndarje (tab), por vetë shfletuesi do të mbijetojë. Një demo e thjeshtë e kësaj veçorie është duke u drejtuar për në mesin e korrikut, por një implementim aktual që inspekton ndarjen e ndërfaqes dhe proceseve të përmbajtjes nuk pritet që të paraqitet deri në nëntor.

Mozilla Links spekulon se një veçori proces-ndarëse nuk do të jetë e gatshme për publikun edhe për më shumë se një vit. Këtu lindin edhe dyshimet tona mbi shfletuesin e ri Firefox 4, me emrin e koduar Namoroka.

Për Firefox 3.5, Mozilla vazhdimisht po shtynë përpara përmirësimet në performancën që po sjellë shfletuesi. Gjersa shumica e diskutimit të shpejtësisë rrethon TraceMonkey Javascript engine, Mozilla gjithashtu ka nënvizuar avancimet e performancës në bookmarks dhe veçoritë e historisë, si dhe kërkimet përmes “Awesomebar”
 

 

Lajmet e fundit>