Lajmet

Firefox akuzon Microsoft-in për ulje të numrit të shkarkimeve

Nov 1 2012
0 Shpërndarje
Firefox akuzon Microsoft-in për ulje të numrit të shkarkimeve

Sipas shifrave të lëshuara nga Mozilla, shkarkimet ditore të shfletuesit Firefox janë ulur me 63 për qind gjatë afërsisht 15 muajve, që kur Microsoft-i dështoi për t’iu paraqitur përdoruesve të Windows 7 Service Pack 1, një ekran për të zgjedhur llojin e shfletuesit.

Në një marrëveshje nga nj rast i antitrustit të Bashkimit Evropian, Microsoft-i u pajtua që t’iu paraqes përdoruesve të rinj të Windows-it një pamje duke iu mundësuar atyre që të zgjedhin se cilin shfletues të uebit duan që ta instalojnë.

Microsoft-i duhej që të paraqiste këtë pamje për zgjedhje të shfletuesit për përdoruesit e rinj dhe ekzistues të Windows-it që nga dhjetori i vitit 2009, por dështoi për ta përfshirë atë në Windows 7 SP1 që u lëshua në shkurtin e vitit 2011.

Microsoft-i paraqiti më pas pamjen për zgjedhje të shfletuesit vetëm pasi ishte nënshkruar një ankesë nga rregullatorët e antitrusit në Komisionin Evropian.

Pas përmirësimit, shkarkimet e Firefox-it u rritën 150 %

Mungesa e pamjes për zgjedhje nga instalimet e reja ose të përditësuara të Windows 7, sipas një postimi të bërë në blog nga Harvey Anderson, i cili është avokati i përgjithshëm dhe nën kryetar i çështjeve të biznesit në Mozilla, kishte një ndikim të madh në numrin e shkarkimeve të Firefoxit.

“Përgjithësisht 6 deri 9 milionë shkarkime të shfletuesit Firefox ishin humbur gjatë kësaj periudhe”,- shkroi Anderson.

“Pas përmirësimit, shkarkimet e Firefoxit u rritën 150 për qind për përafërsisht 50,000 për ditë”,- tha ai, duke shtuar që kur mungonte zgjedhja për shfletues, shkarkimet shënuan rënie në 20,000 të tilla.

Sipas Andersonit, gabimi i Microsoft-it do të mund t’iu kushtonte sfiduesve të vet me mungesë të konsumatorëve të rinj.

“Pas llogaritjes për ndikimin e përgjithshëm në të gjithë prodhuesit e shfletuesve, duket se ky problem teknik uli shkarkimet dhe pakësoi efikasitetin e vendimit të marrë në zotimet e viti 2009.” (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>