Vëzhgim

Firefox dhe Chrome bllokojnë faqet e Murdoch-ut

Jul 24 2011
0 Shpërndarje
Firefox dhe Chrome bllokojnë faqet e Murdoch-ut

Për shembull, nëse një përdorues shkon në Fox News, një shirit lajmërues paraqitet për të lajmëruar përdoruesin për rrezikun nga faqet që i kontrollon Murdoch. Kjo shtojcë vjen me një skript Greasemonkey .

Një shtojcë për Chrome parandalon vizitimin e pronësive të Murdoch. E quajtur Murdoch Block, shtojca paraqet një lajmërim para se të lejojë përdoruesit për t’i vizituar faqet. Uebfaqet e famshme që janë bllokuar janë Hulu (31% zotërohet nga Fox), Fox News, MySpace, Wall Street Journal dhe New York Post. Sidoqoftë, korportatat e lajmeve që udhëhiqen nga IGN dhe American Idol nuk u bllokuan.

Përgjithësisht shtojca ka 5,000 përdorues, që kanë filluar ta përdorin gjatë kësaj jave. Këto vegla janë zhvilluar si përgjigjie ndaj skandalit për prëgjim të telefonave që e bëri që News of the World e Murdoch të mbyllet. Zhvilluesi i shtojcës për Firefox thotë që përgjimet dhe abuzimi i të dhënvae të përdoruesve mund të zgjerohen në faqet që kontrollohen nga Murdoch./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>