Lajmet

Firefox do të fillojë të bllokojë automatikisht “cookies” nga palët e treta

Feb 25 2013
0 Shpërndarje
Firefox do të fillojë të bllokojë automatikisht “cookies” nga palët e treta

Firefox është duke u bërë më i pëlqyer nga individët që janë të sqetësuar për privatësinë e tyre online. Firefox do të fillojë të bllokoj “cookies” (copat e tekstit që ruhen nga shfletësuesi i përdoruesit.) nga reklamuesit e palës së tretë.

Ndërkohë që përdoruesit e Firefox mund të përdorin shtesën Do Not Track ti largojë ata, arnimi i ri do të lejojë shfletuesin ta bëj këtë largim si zgjedhje automatike. Kjo do të thotë që faqet që ju keni vizituar ju lënë këto “cookies” në kompjuterin tuaj, por reklamimet që ju nuk keni kontakt nuk mund të lënë. “Cookies” janë arsyeja që reklamat që ju shihni online duket sikur i dinë që ju jeni duke kërkuar për shkollë apo për makinë e prandaj ju dalin.

Edhe ju mund të suprizoheni se sa nga ato ju zgjidhni kur jeni në internet duke lundruar. Në fakt, uebfaqet më të mëdha kombëtare lënë një numër të madh pjesë teknologjike për te shënjestruar kompjuterët e vizitorëve edhe të mund të mbledhin informacione mbi ta. Disa njerëz mendojnë se është çështje privatësie. Po nëse për shembull, ju jeni duke kërkuar diçka online që nuk doni që dikush ta di se cfarë jeni duke kërkuar apo që nuk doni t’iu lidhin me atë informacion, gjëra që lidhen me çështje mjeksore apo politike?

Edhe pse ju mundoheni manualisht ti largoni këto “cookies” nga kompjuteri juaj nëpërmjet disa parametrave të shfletuesve që ju përdorni, nuk arrin ti mbani larg të gjitha pëlqimet, apo mospëlqimet apo informacionet demografike nga mbledhjet e kompanive të ndryshme që kërkojnë të nxjerrin rezultate nga këto informacione.

Uebfaqja për Teknologji Informacioni edhe Fondacioni Inovativ vjeshtën e kaluar filloj tu thotë vizitorëve se nuk do ti nderojnë shfletuesit e tyre mosgjurmimi i kërkesave si një formë proteste kundër teknologjisë të nxitura nga grupet e privatësisë. “Mos gjurmoni, është një politikë e dëmshme që minon themelin ekonomik të internetit” shkroi Daniel Castro, analist në ITIF. “Të ardhurat nga reklamat suportojnë përmbajtjet pa pagesë, shërbimet edhe aplikacionet në internet”.

Veçoria “do not track” e Internet Explorer 10, mund të mërzisë përdoruesit

Reklamimet e sjelljes që gjurmojnë përdoruesit e uebit gjer në atë pikë sa ti dërgojnë reklamat përkatëse si një shërbim, sjell përfitime për të dy palët. Uebfaqet që mbahen nga të ardhurat nga reklama rrisin vlerën e tyre, edhe përdoruesit marrin reklama përkatëse që janë pjesë e interesave të tyre në përmbajtje pa pagesë. Disa njerëz mund të jenë dakort me këtë deklaratë. Nëse reklamat online janë pjesë e pandashme e përdorimit të internetit, ju mund të shihni të paktën ato që janë në interesin tuaj, apo jo? Por për ata që nuk i kanë dëshirë këto reklama, ka mjete të ofruara nga shfletuesit si Chrome që janë të jashtme si AdBlock që i largojnë reklamat nga faqet tuaja.

Pse nuk duhet të mbani të hapura më tepër se 9 tab-e në shfletues?

Edhe një e quajtur CatBlock do të mund edhe ti zëvendësojë ato reklama nga faqet tuaja me imazhe të lezetshme kotelesh për aq kohë sa je në abonim prej 5 $ në muaj. Ekziston gjithashtu një shtesë e Firefox e quajtur AdBlock Plus që i largon nga ekrani juaj, gjithashtu edhe një tjetër shtesë si Ghostery, që do t’iu tregojë realisht se sa shumë kompani janë duke ju gjurmuar online, ju tregon në kohë reale kush kërkon të hyjë edhe i bllokon direkt. (PCWorld Albanian)

Firefox

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>