Vëzhgim

Firefox do të kërkojë leje për instalim të shtojcave

Aug 15 2011
0 Shpërndarje
Firefox do të kërkojë leje për instalim të shtojcave

Shtojcat janë të njohura për përdoruesit e shfletuesit Firefox, por Mozilla ka pasur probleme gjatë të kaluarës me shtojca të atilla të palës së tretë që kanë pasur probleme me siguri, ose që instaloheshin pa lejen e përdoruesit.

“Këto shtojca të instaluara nga palë të treat paraqesin një numër të problemeve: ato mund të ngadalësojnë hapjen dhe ngarkimin e faqes në Firefox, ato çrregullojnë ndërfaqem me shirita që zakonisht janë të papërdorshëm, ato ngecin në përshtatshmëri dhe përditësime të sigurisë, dhe më e rëndësishmja, ato largojnë nga përdoruesit kontrollin e shtojcave të tyre” shkruajti menaxhuesi i shtojcave, Justin Scott, në blogun e Mozilla-s.

Për të luftuar problemin, Firefox 8 do të ketë dy veçori.

“Nëse Firefox fillon dhe gjen që program tjetër ka instaluar një shtojcë. Firefox do ta ndalojë shtojcën derisa përdoruesi të mos e pikërisht atë zgjedhë si shtojcë,” tha Scott. “Përdoruesit që duan funksionalitet të ofruar nga shtojcat e palës së tretë të instaluara munden lehtësisht që të lejojnë instalimin, derisa përdoruesit që nuk duan mund ta anulojnë ose ta injorojnë nxitjen” për të instaluar shtojcën.

 Mozilla pritet që Firefox 6, nesër do të lëshojë shfletuesin e ri, me lidhjet tanimë të postuara online./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>