Vëzhgim

Firefox fiton betejën e fundit ndërmjet shfletuesve

Aug 29 2008
0 Shpërndarje
Firefox fiton betejën e fundit ndërmjet shfletuesve

Faqet e sotme web sfidojnë njëra-tjetrën në bazë të performancës dhe shpejtësisë, duke përmirësuar eksperiencën me vegla të reja, të cilat, njëkohësisht, ndihmojnë në përmirësimin e sigurinë së PC-së suaj. Duke njohur mundësitë, Apple, Microsoft dhe Mozilla, të gjithë dëshirojnë që ju të zgjidhni produktet e tyre. Unë kam përdorur Safari 3.1 të Apple, Firefox 3 të Mozilla dhe Internet Explorer 8 të Windows përmes disa testeve dhe kam krahasuar tiparet e tyre për të parë se cila është zgjedhja më e mirë.

Testimi

Zgjedhja ime është Firefox 3, sepse është i ndryshueshëm më lehtë nga të tre. Nëse një pako e kompletuar nuk kërkon shumë modifikime është e përshtatshme për përdoruesin. Safari mund të jetë zgjedhja e duhur, por duhet të kini kujdes me disa çështje të imëta të sigurisë. IE8 i Microsoft është akoma shumë embrional për t’u gjykuar, por dizajni i ri, deri më tash, shfletuesvenuk është edhe aq imponues. I kam testuar të tre shfletuesit për performancën dhe përdorimin e memories. Në testin e performancës përdora versionin e pastër të çdo shfletuesi (versioni pa shtesa), përmes faqes së testimit Sun Spider Java Script, e cila llogarit se sa shpejt programi proceson një faqe Web2.0 me Java-Script të rënduar. Webkit.org ofron testin standard dhe testin me kod të hapur burimor për Safari dhe shfletuesit e tjerë, por testet e saj janë të aplikueshme te çdo shfletues. Safari 3.1 e përfundoi testin në vetëm 4 sekonda; shumë më shpejt se dy konkurrentët e tjerë, Firefox2 dhe Internet Explorer 7. Firefox 3 gjithashtu kaloi testin SunSpider, duke përfunduar në vetëm 3.61 sekonda. IE 8 dshi 10.2 sekonda, që është një rezultat i dobët në krahasim me konkurrencën, por shfletuesi ende është në fazën testuese beta. Megjithatë, rezultati i tij është më i mirë se 50 sekondat e IE 7.

Përdorimi i memories

Për të matur përdorimin e memories, hapa katër faqe: CNN, Netvibes, PC World dhe Yahoo Mail. Për të kontrolluar ndonjë rrjedhje të memories, lashë hapur çdonjërën prej tyre për një orë. Firefox 3 përdori më së paku memorie: 81 MB për të startuar dhe 85 MB pas një ore, kundër 94 MB respektivisht të Safari 3.1. Nuk është e drejtë të mundoni shumë, një program beta dhe të prisni rezultate, por IE 8 Beta përdori 114 MB në start dhe 118 MB pas një ore. Gjithashtu vendosa secilin prej shfletuesve në një komplet testesh të formuluara nga Web Standards Project. Safari 3.1 kaloi testin e ashpcworldtuquajtur Acid2 dhe  toi pikët maksimale në testin vijues Acid3, i cili teston mundësitë e sh etuesit për hapjen e faqeve me përmbajtje Web 2.0, me një rezultat 75 nga 100 pikë të mundshme. Firefox 3, gjithashtu kaloi Acid2 dhe në versionin beta 5 arriti 71 nga 100 pikënë Acid3. IE 7 nuk kaloi dot testin Acid2, por beta e kaloi. Microso ka raportuar se është duke punuar për të krijuar sh etuesin e ri, më të përshtatshëm me standardet, por IE 8 arriti vetëm 18 nga 100 pikë të mundshme në testin e Acid 3.

Fituesi: Firefox 3

Edhe pse Firefox ka nxjerrë versionin më të ri dhe pamja nuk ka ndryshuar shumë nga paraardhësi, përdorshmëria është përmirësuar. Për shembull, kur shkruan një adresë interneti në shiritin e adresës, Firefox 3 kërkon në listën e bookmark dhe në faqet që keni vizituar. Për tëparë përmirësimet e Firefox 3, hapni dritaren History apo Bookmarks. Të dyja tashmë janë të vendosura në database SQL, dhe shfaqen së bashku. Mund të ruani bookmarks duke zhvendosur URL-në nga faqet e vizituara direkt në dosjen e bookmarks.Folderi i ri Smart Bookmarks katalogon faqet e fundit të ruajtura, të vizituara apo të shënuara. Një ikonë ylli në pjesën e djathtë të shiritit të adresës ju lejon të shtoni një bookmark të ri me një klikim, por vendosja e tyre në mënyrë të thjeshtë dhe të pa kategorizuara është bërë që të mund t’i shihni në tërë dritaren e bookmarks. Në aspektin e sigurisë,  ltri i faqeve mashtruese nga Firefox 2, i cili përdor lista të zeza për të bllokuar faqet e njohura mashtruese, mund t’ju mbrojë nga faqet e dëmshme. Shkruesit e pakumundësinë e ruajtjes së  alëkalimit, në vend që të vendosin mes ruajtjes dhe anulimit të një  alëkalimi, para se të kuptoni nëse ai është i duhuri. Mund ta automatizoni këtë proces. Versioni 3 përkrah shërbimin extended validation certi  cates, duke shfaqur njëbuton të gjelbër që shënon emrin e kompanive në faqe, njësoj siç i përdor PayPal, (këto ofrojnë identi kim më të mirë të faqeve, në dallim me certi katat e thjeshta që shumica e kompanive përdorin). Për t’u informuar më shumë rreth poseduesit të asaj certi kate, klikoni butonin. Këto ndryshime janë bërë për të përmirësuar aplikacionin bazë, por, përfundimisht, shtesat janë ato që e përmirësojnë sh etuesin. Firefox 3 ju ndihmon të gjeni shtesa nën dritaren e vet (Get Add-ons) dhe të instaloni e kërkoni për shtesat tuaja të preferuara.

I pastër: Safari 3.1

Tema e thjeshtë metalike e Safari 3.1 ka linja të pastra dhe e përdor hapësirën shumë mirë. Fushat janë të lidhura me shiritin e bookmark mbi to. Të njo on me pop-up si ato që paraqiten kur shtoni një bookmark dhe përdor animime për t’u paraqitur dhe zhdukur nga shiriti kryesor. Progresi i hapjes, i cili paraqitet në shiritin e adresës, ka një dizajn të mirë. Gjithashtu vendos një kornizë të kaltër rreth kutive të selektuara në faqe. Shfletuesi përkrah lehtësisht burimet RSS dhe mund të shfaqë të gjitha postimet nga burimet RSS të zgjedhura e të mbledhura në një dosje me një pamje të përcaktuar. Në anën tjetër, Safari mungon  ltrin antimashtrues (standard në Firefox 2 dhe Internet Explorer 7), dhe nuk përkrah certi katat EV. Një tjetër disavantazh është se Safari nuk lejon përdorimin e temave apo shtesave nga një burim tjetër.

Ditët e para: IE 8

Përkundër sh etuesve të Firefox dhe Safari, të cilët janë të gatshëm për punë, produkti i hershëm i Internet Explorer 8 ka ende punë për të bërë. Por, IE 8 beta 1 ofron një numër tiparesh të reja, si WebSlices, që mundësojnë krijimin e disa copëzave të informacioneve që mund ti shikoni duke klikuar butonin bookmark. Mund të vendosni një WebSlice tek shiriti Favorites për ta lidhur me një ankand në eBay, apo të themi tek ndonjë pro l i ndonjë shokut tuaj në Facebook dhe do t’ju informojë me informacionet më të rejasi një burim RSS. Një tjetër tipar i ri është Activites. Kur selektoni një tekst, shfaqet një shigjetë e gjelbër e madhe. Duke klikuar në të, hapet vertikalisht një meny me mundësi përkthimi të tekstit, gjetja në hartë (nëse është adresë), apo gjetjen e de nicionit. Mund të zgjidhnise cilin shërbim web të përdorni, për secilin aktivitet. Për më shumë do t’ju kërkohet të zgjidhni motorin kërkues që përdorni në IE 7. Klikoni me butonin e djathtë një tekst apo faqe dhe do të lidheni me ndonjë aktivitet gjithashtu. Një nga përmirësimet më tëdukshme në IE 8 është edhe më e thjeshta. Në çdo faqe që vizitoni, IE bëhet ngjyrë hiri, përveç domain në shiritin e adresës. Masat antimashtruese ju ndihmojnë të vëreni mashtruesit e zakonshëm, të cilët maskojnë një domain të vërtetë në URL, që mund të  llojë me diçka të ngjashmeme “paypal.com” dhe vendosin domain e saktë në fund të rreshtit, për ta bërë sa më të vërtetë mashtrimin. Microso thotë se është duke punuar për të përmirësuar  ltrin e mashtrimeve të IE 7 dhe IE 8 dhe vazhdon të përkrahë certi katat EV, siç i përkrah edhe IE 7.

Cili është për ju fituesi?

Unë jam lidhur me Firefox, si sh etuesi më i mirë nga të tre. E përdor për gjithçka, nga shkrimi i tekstit, deri te kërkimet për artikuj dhe pagesat e faturave. Por, përveç këtyre të mirave, kam dëshirë që të kem edhe mundësinë për ta modi – kuar. Nëse jeni cikërrimtar, do të vlerësoni Firefox 3, i cili mund të ketë edhe versionin  nal kur të lexoni artikullin. Por, nëse nuk jeni edhe aq merakli do të preferonit Safari. Vetëm kini kujdes me faqet mashtruese. Ndërkohë, Microso do të duhet të lëvizë më shpejt nëse dëshiron të ndalojë kalimin e përdoruesve te sh etues të tjerë. Do të duhet më shumë se Activities dhe Web- Slices për ta bërë IE 8 një konkurrent serioz.

Lajmet e fundit>