Lajmet

Firefox i Windows 8 pritet të vijë në tetor

May 10 2013
0 Shpërndarje
Firefox i Windows 8 pritet të vijë në tetor

Shfletuesi shumë i popullarizuar dhe me burim të hapur, Firefox, është planifikuar që të jetë në dispozicion në stilin Metro në tetorin e këtij viti.

Kështu bën të ditur ndërmarrja Mozilla, e cila zhvillimin e një versioni të tillë e kishte filluar para një viti.

Një version testues i tillë kishte dalë në tetorin e vitit të kaluar dhe në atë kohë, Mozilla e kishte bërë si plan dhe kishte lajmëruar në fakt që koha kur do të bëhej lëshimi i shfletuesit Firefox në stilin Metro dhe klasik të Windows 8 do të ishte janari i vitit 2013, gjë që nuk ndodhi.

Kjo vonesë mund të duket si mungesë e përgjegjësisë për të përmbushur afatet e parapara kohore për përfundim të projekteve të caktuara nga punëtorët në Mozilla, por në fakt mund të paraqes vështirësinë dhe ndërlikimin e madh që mund ta kenë softuerët modernë.

Michael Cherry, i cili ka ndërtuar aplikacionet moderne për përdorim të vetin, ka shfaqur nervozizmin me vështirësitë në zhvillim, posaçërisht për programuesit si ai, të cilët vijnë me një përvojë të gjatë disa vjeçare duke koduar për API-të e Win32.

Kompania Google ka një version Modern të shfletuesit të saj Chrome, që mund të shkarkohet nga uebfaqja e vet. Si Firefox, Chrome në stilin Modern punon vetëm në Windows 8, jo në Windows RT.

Përdoruesit mund të shkarkojnë Firefoxin për Windows 8, duke ndjekur udhëzimet në “Nightly Builds” në seksionin “Metro Builds” të kësaj faqeje të Mozilla-s.

Firefox për ndërfaqen Modern të Windows 8 vendos shiritin e adresës në pjesën e sipërme, që është vendi i zakonshëm për shfletuesit, në vend të pjesës së poshtme, siç e bën Internet Explorer 10. (PCWorld Albanian)

mozilla firefox

Lajmet e fundit>