Softuer

Firefox me përditësim të heshtur

Mar 17 2012
0 Shpërndarje
Firefox me përditësim të heshtur

Në një postim në blogun e vet Hacks Mozilla, tekniku nga kjo ndërmarrje, Robert Nyman, e përmendi një ngarkim të veçorive të reja që kjo ndërmarrje do t’i fus gjatë vitit 2012 në shfletuesin Firefox. Në mesin e risive janë përditësimet e heshtura, të cilat softueri do të mund t’i kryejë në prapavijë, duke mos i treguar përdoruesit me ndonjë dritare të posaçme që tregon për përditësim dhe pa kërkuar një shtyrje të gjatë në rinisje.

Kjo veçori e re është dizajnuar për t’u kujdesur lodhjen nga përditësimi shkruan Nyman. Ngjashëm si Google Chrome, si shfletuesi tjetër i vetëm që për momentin bën përditësime të heshtura, Mozilla do ta marrë përgjegjësinë për ta përditësuar softuerin dhe t’i sigurojë që ata ta përdorin gjithmonë versionin më të fundit të shfletuesit Firefox.

Të gjithë komponentët joaktivë të shfletuesit do të instalohen gjatë seksionit aktiv të përdoruesit; përditësimet e mbetura do të instalohen gjatë herës së ardhshme kur përdoruesi e rifillon Firefoxin. Përditësimet e heshtura për momentin janë në zhvillim e sipër; disa pjesë të kësaj veçorie pritet të përfshihen në Firefox 12, me përmirësime shtesë në versionin 13, i cili është planifikuar që të lëshohet më 5 qershor.

Mozilla përditëson Firefoxin çdo gjashtë javë; përditësimi i fundit në versionin 11 ishte lëshuar më 13 mars./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>