Firefox merr një logo të re, përditëson versionet testuese për desktop dhe Android

Jun 30 2013
0 Shpërndarje
Firefox merr një logo të re, përditëson versionet testuese për desktop dhe Android

Firefox është një softuer që vazhdimisht po evoluon dhe në etapën e fundit në të cilën ka arritur është logoja e portokalltë e dhelprës dhe shfletuesi i vet Beta.

Gjatë ditës së djeshme Mozilla zbuloi logon e katërt të Firefox-it, një ikonë me më pak shkëlqim për shfletuesin e vet të uebit.

Ndërkohë, përditësimi i fundit për Firefox Beta sjell qasje në API-në Sociale të ndërmarrjes, butonat për shpërndarje në platformë, kështuqë fanatikët e rrjetit të Facebook-ut mund të shpërndajnë fotografitë, artikujt, videot dhe lidhjet me një klikim nga shiriti me vegla i Firefox-it.

Beta i ri është duke e marrë po ashtu një Bllokues të Përzier të Përmbajtjes që parandalon përmbajtjen HTTP (lexo: jo të sigurt) nga vendosja në uebfaqet HTTPS. Madje, është një veçori e re Network Monitor që ua mundëson zhvilluesve të shohin se si komponentët e faqeve individuale hapen dhe optimizimet për OS X 10.7 që mundëson stilin e vet “scrollbar” dhe kthimin lëvizës të cilin e duan dashamirësit e Apple.

Dhe, për ju dashamirësit mobil, Android Beta ishte përditësuar po ashtu gjatë ditës së djeshme.

Tani, ai ka një shirit Awesome që fshihet automatikisht, një funksion për përfundim automatik të URL-së dhe një lexues të përditësuar të furnizuesve RSS që ua mundëson të shtoni furnizuesit me një shtypje të gjatë në shiritin Awesome. (PCWorld Albanian)

firefox

Lajmet e fundit>