Firefox përgatit mbrojtje për përdoruesit lidhur me të dhënat “cookie”

Apr 12 2013
0 Shpërndarje
Firefox përgatit mbrojtje për përdoruesit lidhur me të dhënat “cookie”

Aktualisht vetëm shfletuesi Safari i Apple i kishte të bllokuara “cookie-t” e palës së tretë, që zakonisht përdoren nga kompanitë reklamuese për të gjurmuar faqet e vizituara nga përdoruesit.

Fatmirësisht ky opsion do të ofrohet edhe nga shfletuesi Firefox 22, i cili është lançuar i përditësuar javën e kaluar.

Firefox 22 Aurora i disponueshëm për Windows, Mac dhe Linux do të bllokojë këto lloj “cookie” duke i bërë të qartë industrisë së reklamave se nuk e përkrahin mënyrën e veprimit të tyre kur bëhet fjalë për shkelje të privatësisë së përdoruesve.

Përveç Safari-t dhe Mozilla-s asnjë shfletues tjetër nuk e mundëson këtë shërbim.

Arsyet e deklaruara nga Firefox për të ndërmarrë këtë veprim janë:

– Kompania ka vite që studion mënyrën e veprimit të Safari-t ndaj “cookie” të palëve të treta.

– Rritje e përshpejtuar e numrit të kompanive që përdorin këto lloje të dhënash për të gjurmuar përdoruesit

– Ofrimi i suportit të fuqishëm për përdoruesit për më tepër kontroll.

Ky shërbim nuk pritet të ofrohet në një të ardhme të afërt nga Google, ndërkohë që Microsoft-i mund ta realizojë më shpejt duke qene se shfletuesi i prodhuar prej kësaj kompanie ofron lista të përfshira për mbrojtje nga gjurmimi.

Disa përmirësime të tjera të Firefox kanë të bëjnë me menaxhimin më të mirë të memories si dhe ngarkimin më të shpejtë të faqeve që kanë në përmbajtjen e tyre shumë imazhe, suport për HTML 5, shfaqjen e menjëhershme në shfletues të dokumenteve me përmbajtje teksti.

Përsa i përket versionit të Firefox 22 Aurora për Android ka ndryshime që lidhen kryesisht me kodin.

Ndryshimet e plota më të fundit të Firefox 22 Aurora për desktop mund ti lexoni këtu, ndërsa ndryshimet e plota të Firefox për Android mund ti lexoni këtu. (PCWorld Albanian)

cookies firefox

Lajmet e fundit>