Siguri

Firefox rregullon problemet me sigurinë

Feb 5 2009
0 Shpërndarje
Firefox rregullon problemet me sigurinë

 

altZhvilluesit e Mozilla kanë lëshuar versionin e fundit të shfletuesit Firefox 3.0.6, i cili rregullon disa prej problemeve të sigurisë.
Nga Mozilla bëhet e ditur se çështjet më kritike janë virusët në shfletuesin e JavaScript dhe ky ekspozim mund të shfrytëzohet nga sulmuesit për të vendosur softuerë të paautorizuar në kompjuterin e ndonjë viktime. Këto të meta i prekin edhe klientët e e-mailave të Thunderbird dhe suitën e softuerëve për internet SeaMonkey.

Freskimi (update) i parë i vitit i Firefox, po ashtu rregullon pesë lëshime të tjera sigurie, por që cilësohen si më pak të rrezikshme.
Freskimi përfshin edhe disa performansa të tjera dhe përmirësime të stabilitetit. Këtu përfshihet edhe kodi i ri që do t’i ndihmojë komandat si ato Adblock Plus të punojnë më mirë me shtesa. 
 

Lajmet e fundit>