Siguri

Firefox “shfletuesi më i pasigurt”

Nov 11 2009
0 Shpërndarje
Firefox “shfletuesi më i pasigurt”

Më i miri i Mozilla-së është përgjegjës për 44 përqind të dobësive të të gjithë shfletuesve, Safari i Apple merr vendin e dytë me 35 përqind, gjersa Internet Explorer mbledh vetëm 15 përqind të vrimave në shfletues.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2009, kompania e ueb sigurisë Cenzic thekson se shfletuesi i Mozilla-së ka pasur përqindjen më të madhe të dobësive të uebit, Safari ishte i dyti, ndërsa Internet Explorer i treti dhe Opera i katërt me nga gjashtë përqind.

“Nuk bëhet fjalë për shkencë mbi raketa. Ne kemi përdorur databaza të shumta, duke përfshirë databazën CVE (Common Vulnerabilities and Exposures) për të llogaritur numrin e dobësive të njohura”, tha Lars Ewe, oficer përgjegjës i Cenzic.

“Por në fund të ditës, numri i dobësive ishte vetëm një matje e sigurisë së një shfletuesi” shton Ewe. “Ne nuk po tentojmë të drejtojmë gishtin kah një shfletues. Sigurisht unë nuk do të lija Firefox-in sherri i kësaj”.

Mozilla në anën tjetër po deklaron se numri i madh i dobësive është për shkaka të popullaritetit në rritje të Firefox nëpërmes hakerëve dhe keqpërdoruesve tjerë. “Firefox sigurisht ka përfituar rritje në treg” tha një zëvendës. “Kur je përfitues i tillë, atëherë je i ekspozuar më shumë ndaj hulumtuesve të sigurisë dhe hakerëve”.

Por nuk ishte vetëm Mozilla që u godit me shuplak në fytyrë. Megjithëse llogariste “vetëm” 35 përqind të të gjitha dobësive, Safari, duke përfshirë edhe versionin e shkurtuar për iPhone, ka një pjesëmarrje të rastësishme prej 4 përqind në treg, duke i bërë kështu lëshimet si jo të rëndësishme në raport me përdoruesit. Për krahasim, IE ka 65 përqind të tregut dhe ka vetëm 15 përqind të lëshimeve.

Por Cenzic thekson se të gjithë shfletuesit kanë ende hapësirë për përmirësime. “Ata duhet të zgjedhin mes shfrytëzueshmërisë dhe sigurisë, dhe sjelljes së kërkuar prej përdoruesve që i bënë ata të përzgjedhin shfrytëzueshmërinë para sigurisë. Kur thuhet kjo dihet se të gjithë po tentojnë të jenë më të mirë”.

Kompania e matjeve të uebit Net Applications vendos IE-në si shfletuesin më të shfrytëzueshëm, me 65% pjesëmarrje në treg, ai ndiqet nga Firefox me 24%, Safari me 4.4%, Chrome i Google me 3.6% dhe Opera me 2.2%.

Ndoshta, në interes të zgjidhjes së konsumatorëve, “ballot screen” i Be-së do të duhej të bartë numrin e çështjeve të sigurisë të ndërlidhura me secilin shfletues që gjendet në ofertë.

Lajmet e fundit>