Lajmet

Firefox shton opsionin “ Send to Kindle”

Nov 17 2012
0 Shpërndarje
Firefox shton opsionin “ Send to Kindle”

Nëse jeni përdorues i Firefox dhe Kindle, sot është dita juaj me fat: tashmë keni mundësi të dërgoni faqet ueb direkt nga kompjuteri apo laptopi juaj në tablet.

Amazon e ka ofruar prej kohësh opsionin e dërgimit të e-maileve në Kindle, megjithatë kjo është hera e dytë që opsioni “Send to Kindle” shtohet në një shfletues.

Thjesht shtoni në Firefox-in tuaj Send to Kindle extension (është i disponueshëm gjithashtu për Chrome dhe së shpejti për Safari), më pas navigoni në cilëndo faqe që dëshironi të ruani. Mund të dërgoni edhe vetëm pjesë teksti nëse nuk ju duhet e gjithë faqja.

Kur klikoni ikonën Send to Kindle në fund të address bar (shfaqet me shkronjën ‘K’), do të shihni dy opsione bazë: Send to Kindle dhe Preview & Send. Nëse keni selektuar një tekst do të shihni edhe opsionin Send Selected Text. Të gjitha shumë të thjeshta, apo jo?

Me opsionin Preview mund të shihni se si do të formatohet faqja

Herën e parë që e përdorni shtesën, do të dërgoheni tek faqja me Settings, ku mund të zgjidhni pajisjen Kindle të cilës do t’i dërgoni përmbajtjen dhe nëse dëshironi t’i arkivoni në librarinë Kindle.

Këtë faqe mund ta aksesoni kurdoherë përmes butonit Settings. Me opsionin Preview mund të shihni se si do të formatohet faqja dhe mund ta ndryshoni atë, duke modifikuar elemente si lloji dhe madhësia e shkrimit, kufijtë e faqes, ngjyrën e sfondit dhe hapësirën mes rreshtave.

Po ashtu, eliminohen automatikisht elemente të jashtme si reklamat, banner-at, butonët etj. Në shumicën e kohës do të shihni në tabletin tuaj thjesht tekst dhe imazhe. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>