Lajmet

Firefox sjell mbështetjen për Timeline në Windows 10

Jul 18 2018
0 Shpërndarje
Një zhvillues i palës së tretë tani ka krijuar një zgjerim të Chrome dhe Firefox për të sjellë mbështetjen e Windows Timeline për të dy shfletuesit. Firefox sjell mbështetjen për Timeline në Windows 10

Funksioni i ri Timeline i Microsoft në Windows 10 është projektuar për t’ju lejuar të ktheheni në vendin ku e keni lënë në pajisje të shumta. Ndërsa Timeline mbështet Microsoft Edge për historinë e shfletimit të uebit, Chrome dhe Firefox nuk janë përditësuar ende për të mbështetur zyrtarisht veçoritë e reja.

Një zhvillues i palës së tretë tani ka krijuar një zgjerim të Chrome dhe Firefox për të sjellë mbështetjen e Windows Timeline për të dy shfletuesit.

Shtesa e re është falas dhe punon saktësisht ashtu si ju e prisni. Historia e shfletimit do të sinkronizohet me tiparin Timeline Windows 10, kështu që mund të merrni faqe të vjetra nëpër PC të tjerë.

Funksioni Timeline në formën e tanishme është me të vërtetë i dobishëm vetëm po të përdorni disa Windows 10 me të njëjtën llogari, kështu ndoshta një desktop në shtëpi dhe një laptop në lëvizje (ose një makinë pune).

Zgjerimi i ri gjithashtu ju lejon të kaloni një faqe interneti që po shihni aktualisht në një tjetër makinë Windows 10. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>