Lajmet

Firefox sjell shfletuesin e privatësisë Focus në Android

Jun 20 2017
0 Shpërndarje
Tashmë një vit e gjysëm më pas Firefox solli Focus në Android me disa funksionalitete shtesë. Ashtu si në iOS Firefox Focus ruan dizajnin minimalistik. Firefox sjell shfletuesin e privatësisë Focus në Android

Vitin e kaluar Firefox prezantoi një shfletues privat në iPhone të quajtur Firefox Focus. Shfletuesi automatikisht bllokon gjurmuesit e reklamave dhe fshin historikun e shfletimit përfshirë fjalëkalimet dhe cookie-t.

Tashmë një gjysëm viti më pas Firefox solli Focus në Android me disa funksionalitete shtesë. Ashtu si në iOS Firefox Focus ruan dizajnin minimalistik.

Për të favorizuar këtë qasje, shfletuesi nuk ka tab duke reduktuar ndjeshëm funksionalitetet. Është dizajnuar për kërkime të shpejta, vizita direkt në URL pa u shqetësuar se dikush mund tu përgjojë.

Gjithashtu përmban motorin e kërkimit Yahoo, si motori kryesor i shfletuesit. Mozilla thotë se ka rritur edhe më tej privatësinë e Firefox Focus. Përdoruesit mund të ç’aktivizojnë bllokuesin e reklamave në disa raste kur faqet nuk hapen si duhet.

Shfletuesin mund ta shkarkoni që nga ky moment në Google Play. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>