Firefox thyen rekordet dhe pastaj veten

Jan 14 2009
0 Shpërndarje
Firefox thyen rekordet dhe pastaj veten

alt

Firefox 3 i Mozilla, ka vendosur një rekord gjatë lançimit të fundit për shkarkimin e shfletuesve brenda një dite: me më shumë se 8 milionë kopje për vetëm 24 orë. Kështu që nuk është befasi që këto ditë hakerët po harxhojnë më shumë kohë duke gjurmuar për vrima sigurie në Firefox. Mozilla lëshoi në qarkullim freskimet për të arnuar dy vrima sigurie në Firefox 2 dhe 3. Përmirësimi i parë bllokon sulmet e dëmshme në program, që ndalojnë punën e Firefox, duke dërguar vija vertikale apo “|”, aq shumë, saqë shfl etuesi nuk arrin t’i përballojë.
Lëshimi i dytë kishte një problem të ngjashëm që përfshinte një ngarkesë të ngjashme, i cili paraqiste rrezik për sulm. Asnjëri nga këto lëshime nuk është shumëzuar në sulme të shumta deri më tani, por me këto lëshime të pariparuara, vizita në një faqe të infektuar mund të infektojë kompjuterin me malware. Sigurohuni që keni versionin më të fundit të shfl etuesit, duke klikuar Help•Check for Updates (versionet 2.0.0.16 dhe 3.0.1 përmbajnë këto riparime). Shkoni tek www.mozilla.org/security/ për lajmërimet më të fundit të sigurisë.

Rikapitullimi i Opera

Firefox nuk është shfletuesi i vetëm që është arnuar këtë muaj: Opera 9.51 përmirëson një lëshim sigurie të kategorizuar si “mesatarisht i ashpër”, në versionin e porsalançuar 9.5. Opera thotë se nuk do të zbulojë ndonjë detaj rreth këtij lëshimi, për të mos i ardhur në ndihmë hakerët dhe fatmirësisht arnimi parandalon sulmet e vërteta. Versioni 9.51 gjithashtu përmirëson disa çështje stabiliteti dhe një defekt që mund të lejojë djemtë e këqij të lexojnë particione të ndryshme të memories të kompjuterit, nga ku dhe mund të marrin informacione të rëndësishme. Përdorni komandën Help•Check for Updates të Opera, për të parë nëse keni nevojë për një azhornim. Për ta marrë këtë azhornim, duhet të shkarkoni dhe instaloni versionin e fundit të plotë, manualisht, nga www.opera.com/download. Sikurse Firefox dhe Opera edhe Microsoft Word është nën sulm tani. Në këtë kohë Microsoft ishte duke hulumtuar raportet nga sulmet e zero-day kundër Word 2002 SP3 (versionet e tjera të Word janë të sigurta). Si edhe me shumicën e defekteve në Offi ce, për t’u infektuar duhet të hapni një dokument Word të infektuar, të dërguar përmes e-mail ose të shkarkuar nga ndonjë faqe. Për më shumë rreth këtij lëshimi, kontrolloni këshillat nga Microsoft find.pcworld.com/61307 .

Një tjetër kërcënim: Zero-day

Microsoft po kontrollon disa sulme zero-day, të cilat shfrytëzojnë disa vrima në kontrollin ActiveX për Snapshot Viewer të Microsoft Access. Kompania thotë se ka parë disa sulme të kufizuara që kanë depërtuar përmes IE. Shikimi i një faqeje të dëmshme mund të rezultojë në prishje komplete të sistemit. Rrezikoheni nga ky sulm nëse keni të instaluar Access 2000, 2002 ose 2003, ose nëse keni shkarkuar Snapshot Viewer for Microsoft Access ndaras nga kompleti për të lexuar raportet e Access në IE. Ashtu si edhe me sulmet tjera zero-day, arnimi për këtë lëshim ende nuk është gjetur. Microsoft sugjeron disa manovrime të pakëndshme, të cilat përfshijnë çaktivizimin e Active Scripting në IE, lajmërimin para se të aktivizohet Active Scripting, ose editimin e koklavitur të Regjistrit të Windows për të çaktivizuar kontrolle të caktuara të ActiveX (shikoni këshillat në find.pcworld.com/61308 për udhëzime të mëtejshme). Kini kujdes me manovrimet në Regjistër, pasi, nëse bëni ndonjë gabim, mund të dëmtoni ose prishni Windows.

 

Lajmet e fundit>