Lajmet

Firefox vjen me një mënyrë të re të shfletimit të sigurtë

Dec 14 2012
0 Shpërndarje
Firefox vjen me një mënyrë të re të shfletimit të sigurtë

Vetëm para pak javësh Firefox ndërmori një rritje të re të sigurisë, në prag të ditëlindjes së tij të tetë, por kësaj jave gjithashtu, Mozilla u dha përdoruesve të shfletuesit të saj popullor një mënyrë më të mirë për të mbrojtur privatësinë e tyre.

“Një nga karakteristikat më të kërkuara në shfletimin privat të Firefox ka qenë aftësia për të hapur një dritare private pa mbyllur të gjithë sesionin”,- shkroi produkt menaxheri i Firefox në një blog post dhe shtoi se gjatë 19 muajve të kaluara kanë punuar në një plan për të rishkruar kodin në mënyrë që të përftohej një shfletim i sigurtë.

U bë e ditur se ndërtimet e para eksperimentale do të shfaqen së shpejti në kanalin Firefox Nightly.

“Një projekt i madh”

Në thelb, karakteristika e re i lejon përdoruesit e Firefox të hapin një dritare private pa mbyllur dritaren aktuale, me anë të një klikimi me të djathtë duke zgjedhur versionin “Open Link in a New Private Window”.

Më parë, atyre u duhej të dilnin nga shfletuesi Firefox dhe ta ristartonin atë në mënyrë private. Për të bërë të mundur këto ndryshime, Mozilla ka ridizajnuar mënyrën e shfletimit privat duke e quajtur këtë një projekt të madh.

Testimi Beta në shkurt

Sipas planit të Firefox, versioni Beta do të shfaqet më 19 shkurt 2013, ndërsa produkti final në fillim të prillit të vitit që vjen. (PCWorld Albanian)

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>