Lajmet

Firefox 3.6 beta3: më pak defekte

Nov 19 2009
0 Shpërndarje
Firefox 3.6 beta3: më pak defekte

Beta i ri përfshin ndër të tjera një direktori të kyçjes së komponenteve; një tipar i cili seleksionon më mirë komponentet specifike të shfletuesit duke lënë jashtë programe të paafirmuara që mund të cënojnë stabilitetin. Sipas Johnathan Nightingale, kjo duhet të sigurojë më pak crash-e dhe probleme të ngjashme, duke mbajtur të sigurtë zgjedhjen e shtesave nëpërmjet mekanizmit zyrtar.

Ky ndryshim gjithashtu duhet të përmirësojë sigurinë, siç shtoi dhe një progranues tjetër, Vladimir Vukecevic, i cili shtoi se Mozilla do ta sillte këtë ndryshim edhe tek Firefox 3.5.

Gjithashtu në versionin e ri 3.6 është dhe një tipar i ri i cili lejon disa skripte Java të ekzekutohen në mënyrë asinkrone, duke mos u kujdesur për radhën e tyre dhe për pasojë duke përmirësuar shpejtësinë. Kjo mund të përshpejtojë hapjen e faqeve.

Firefox është gjithashtu duke fituar terren në përdorues sipas kompanisë monitoruese Net Applications, e cila javën e kaluar konfirmoi për Firefox kalimin në 25 përqind të totalit të përdoruesve në gjithë botën.

Lajmet e fundit>