Lajmet

Firefox 3.6 vonohet

Dec 30 2009
0 Shpërndarje
Firefox 3.6 vonohet

Fillimisht i planifikuar për fundin e 2009-ës, version 3.6 i Firefox  është zhvendosur drejt tremujorit të parë të vitit 2010.

Një betejë e gjatë dhe e lodhshme e pret kompaninë dhe më shumë se rivali deri tani legjendar, Internet Explorer, ato që duhet ta shqetësojnë seriozisht Mozilla-n janë përmirësimet në shfletues si Opera (e pandalshme në testet e shpejtësisë me beta-n 10.5) dhe Chrome, gjithashtu i shpejtë dhe kohët e fundit i zbarkuar në Mac OX dhe Linux.

Konkurenca sidoqoftë po e ndihmon mjaft kompaninë të përmirësojë punën për versionin 4.0 të Firefox dhe një nga novacionet do të jetë spostimi i çdo tabi në një process të veçantë duke krijuar një ndërfaqe më të pastër me më shumë vend për faqen.

Lajmet e fundit>