Softuer

Firefox 4 Beta 4 do të ofrojë përshpejtim harduerik

Aug 20 2010
0 Shpërndarje
Firefox 4 Beta 4 do të ofrojë përshpejtim harduerik

Tab Sets më parë ishte i njohur si Tab Candy dhe iu mundësonte përdoruesve që të  grupojnë tabs në grumbuj dhe t’i lëvizin ata përreth, dhe si rezultat i kësaj do të ofrohet një zgjidhje më e lehtë në vend të asaj të përdorimit të dritareve të shumta të shfletimit .

Përshpejtimi harduerik Direct2D që duket se do të paraqitet në të gjithë shfletuesit kryesor, nuk do të jetë e aktivizuar pa e akvitizuar ju.

“b4 nuk do të ketë të ndezur D2D, por përdoruesit që janë të interesuar do të mund ta lëshojnë, ndërsa duhet theksuar se këtë veçori e nuk e kemi lëshuar në mënyrë të zakonshme për të gjithë përdoruesit sepse ende nuk është gati” cicëroi Mike Shaver, zëvendës president i inxhinieringut pranë Mozilla.

Për ta vënë në funksion Direct2D në Firefox duke ndryshuar të dhënat e qasjes, duke shkruar “about:config” në shiritin e adresës.

1. Për të ndezur Direct2D; Shkoni tek about:config dhe vendosni mozilla.widget.render-mode në 6, gfx.font_rendering.directwrite.enabled në “true”

2. Për ta ndalur Direct2D, vendosni mozilla.widget.render-mode në 0

3. Për të kontrolluar nëse keni të lëshuar Direct2D, shkoni tek about:support në shiritin e adresës dhe shikoni në fund të saj. /pcworld.al

Lajmet e fundit>