Softuer

Firefox 4 inspirohet nga Microsoft

Dec 22 2009
0 Shpërndarje
Firefox 4 inspirohet nga Microsoft

Krijuesi i shfletuesve është duke u përgatitur për një rifreskim të madh të ndërfaqes së Firefox, dhe po vënë në konsiderim idetë si transparencën e plotë të Aero-së dhe lëvizjen e ndarjeve (tabs) në maje të ekranit, që është një modë e ngjashme me Google Chrome.

Megjithatë, një blog post nga kontribuuesi i Firefox Stephen Horlander sugjeron se Google nuk është e vetmja kompani prej të cilës Mozilla është duke huazuar ide. Krijuesi i shfletuesve gjithashtu është duke konsideruar implementimin e një butoni të “aplikacioneve” të ngjashëm me butonin File në Microsoft Office 2010, gjë që do të zëvendësojë opsionet e menysë që momentalisht janë të shpërndara përgjatë majës së dritares së shfletuesit.

“Një prej aspekteve tjera më sfiduese të përditësimit të UI-së së Firefox, ka qenë mënyra sesi të sillet me MenuBar-in” shkruan Horlander. “Në projekt idenë e parë ne u informuam nga mënyrat sesi Safari dhe Chrome u morën me këtë problem duke zhvendosur të gjitha veglat e menyve në dy butone të ndara “Page” dhe “Tools”. Kjo qasje ka disa avantazhe por edhe disa mangësi. Qasja e re e propozuar për këtë problem është një “App Buton” që është i ngjashëm me qasjen e menysë së vetme të shfrytëzuar nga aplikacionet natyrale të Windows 7 (paint, wordpad) dhe nga MS Office”.

Horlander thekson se Mozilla do të mund ta quajë këtë buton “Firefox button”, për shkak se bazohet në të gjitha funksionet e Firefox. Sikurse tek Microsoft Office, ky buton gjithashtu do të vendoset në skajin e djathtë të pjesës së sipërme.

Mozilla nuk është duke planifikuar që të lëshojë Firefox 4 deri në fund të vitit 2010, kështu që ende ka shumë kohë për përmirësimin e UI-së.

Lajmet e fundit>