Lajmet

Firefox me akselerim të GPU-së

Nov 27 2009
0 Shpërndarje
Firefox me akselerim të GPU-së

Javën e shkuar Microsoft demostroi akselerimin e GPU-së në shfletuesin e sajë Internet Explorer 9 në Professional Developers Conference. Presidenti i Microsoft Windows dhe divizionit Windows Live, Steven Sinofsky, tregoi se si IE8 mund të renderojë hartat e Bing me 14 frame për sekondë, por kjo shifër u rrit më tepër se katër herë në IE9, duke arritur 60 frame për sekondë falë akselerimit të tij harduer.

Por Microsoft me sa duket nuk ishte vetëm. Ditën e këtij demostrimi, Chris Blizzard postoi në twitter: “Interesant që dhe ne po testojmë njëlloj mbështetjen e Direct 2D në Firefox – Ve bast se do jemi të parët në shpërndarje :)”

Ndërkohë që as Microsoft dhe as Mozilla nuk janë prononcuar mbi datat e lançimit, programuesi i Firefox Bas Schouten shkroi mbi punën e tij me DirectWrite dhe Direct2D. Sipas tij, ekipi i Firefox është tani në gjendje të bëjë shfletuesin të punojë vetëm duke përdorur Direct2D për vizualizim, pra duke përdorur resurset e GPU-së për imazhet, menutë dhe funksione të tjera grafike të programit. Gjithashtu ai ka paraqitur disa nga statistikat e para të performancës.

Lajmet e fundit>