Analiza

Firefox në rënie!

Mar 1 2010
0 Shpërndarje
Firefox në rënie!

Në anën tjetër Google Chrome po shtynë para me hapa të sigurt: e në fakt është shfletuesi i vetëm gjatë muajit të fundit që ka treguar rritje pozitive.

Gjatë janarit dhe shkurtit, Internet Explorer ka pësuar rënie të theksuar prej 0.60 përqind dhe Firefox ka rrëshqitur për 0.18 përqind. Chrome në anën tjetër ka kërcyer pozitivisht për 0.41 përqind në 5.61 përqind, ndërsa pjesëmarrja e Safari ra për 0.06 përqind. Gjithashtu edhe Opera ishte në anën negative me rënie nga 2.38 në 2.35 përqind, megjithëse pritet që versioni 10.5 të rrotullojë gjërat për shfletuesin.

Statistika

Siç po shihni nga ky grafikon, rënia e Firfeox vërehet qartazi dhe kjo është edhe hera e parë gjatë muajve të fundit kur shfletuesi ka pësuar rënie tre muaj radhazi. Duke pasur këtë parasysh, rënia ende nuk ka arritur një pikë të plotë përqindjeje,kështu që Firefox ka gjasa që të ndryshojë trendin. Mozilla megjithatë ka dështuar të përfitojë pjesëmarrje në treg pas lansimit të Firefox 3.6 para dy muajve (por pavarësisht kësaj versioni i ri veçse ka 5.16 përqind të tregut që do të thotë se me lehtësi do të tejkalojë Chrome gjatë këtij muaji).

Ndoshta për të sfiduar konkurrencën Mozilla duhet të nis fushata reklamuese sikurse Google që po bënë për shfletuesin e saj Chrome në Google.com e YouTube.com, apo ndoshta duhet edhe të bëjë marrëveshje distribuimi me OEM, sikurse që ka bërë Google gjatë shtatorit të vitit të kaluar.

Për kontrast me Firefox, Internet Explorer ka rënie edhe më të dukshme, por dihet se IE ende përdoret nga më shumë se gjysma e përdoruesve dhe qysh prej fillimit të vitit 2010, IE8 ishte duke u përdorur nga një në katër përdorues të uebit. Por pritet që me paraqitjen e ekranit përzgjedhës të shfletuesve në Evropë, IE mund të përballet edhe me rënie më të theksuara.

Ars  Technica

Për sa i përket tortës së pjesëmarrjes për muajin shkurt të këtij viti, Net Applications gjithashtu ka renditur pjesëmarrjen e shfletusve (shikoni imazhin e parë në artikull). Por siç po shihni nga garfikoni këtu, gjërat dallojnë mjaft shumë me Ars Technica: Firefox po vazhdon të dominojë, por shfletuesit e zakonshëm për Windows dhe Mac OS X po tregojnë fuqitë e tyre, dhe udhëheqja e Chrome mbi Opera-në është shumë më e theksuar sesa tek Ars. Krahasuar me muajin e kaluar, Firefox ka fituar pjesëmarrje, ndërsa Safari dhe IE kanë pësuar rënie. Chrome e Opera në anën tjetër janë në rritje.

Lajmet e fundit>