Siguri

Firefox përmirëson 13 lëshime

Dec 10 2010
0 Shpërndarje
Firefox përmirëson 13 lëshime

11 nga 13 ishin vlerësuar “në gjendje kritike” sa i përket nivelit të sulmit duke përfaqësuar vrimat që do të mund të përdoreshin nga hakerët për të plaçkitur një sistem ose infektimin e tij me një sulm keqdashës.

Versionet e përmirësuara ishin caktuar për Firefox 3.6.13 dhe Firefox 3.4.16 nga Mozilla, e cila vazhdon të ofrojë përditësime për siguri për versionin 3.5 të Firefox-it. Në të kaluarën, Mozilla ka mbështetur versionet e vjetra të shfletuesëve përafërsisht gjashtë muaj pas lëshimit të versionit të ardhshëm.

Një nga 13 përmirësimet është një e metë në Firefox e vënë në dukje nga Firebug, një shtesë e njohur për zhvillim dhe përmirësim të webit.

Gabimi i parë i përmirësuar në mars – kur Mozilla tha që nuk ndikonte në Firefox 3.6 – në deklaratën e së enjtes ishte e nevojshme sepse kërkuesi i cili kishte raportuar të metën e gjetur kishte shprehur që përmirësimi mund të ishte i rëndësishëm. “Përmirësimi i ri mundësohet si për Firefox 3.5 ashtu edhe për versionin 3.6” ka bërë të ditur Mozilla.

Përmirësimet e tjera kishin të bënin me vrima në kujtesën e makinës kërkuese të shfletuesit, zbutja dhe paraqitja e gabimeve dhe një gabim në hapësirën SSL. Përditësimi përmirësoi gjithashtu rreth 70 të meta që nuk kishin të bënin me siguri, duke përfshirë vrima për të shumta për stabilitet që Mozilla i kishte gjetur nga raportimet për dështime të paraqitura nga përdoruesit.

Sikur Google kur përditëson Chrome-in. Mozilla përkohësisht largon mundësinë për çasje në hollësitë teknike të dobësive kritike që përmirëson derisa shumica e përdoruesëve të jenë njoftuar për përditësimin. Ndryshimi i kompanisë Bugzilla dhe baza për mbushje të vrimave ishte, largimi i mundësisë së shikimit të 11 të metave kritike të përditësuara dje, kurse lejon shikimin e  shohë dikush lisën e dy dobësive jo kritike të tjera.

Versioni i ardhshëm, Firefox 4, versioni Beta 8 i të cilit duhej të dilte në 30 nëntor – më vonë u shtye për 9 dhjetor – por tani është shtyer sërish, sipas shënimeve në faqen e Mozilla-s. Ky version nuk do të paraqitet para 16 dhjetorit. Në tetor Mozilla pranoi që nuk mundi të mbante orarin e planikikuar dhe lajmëroi që Firefox 4 do të lëshohej në fillim të vitit 2011.

Firefox ka filluar të humbasë përdorimin si është matur nga Web metrics company Net Applications. Muajin e kaluar, shpërndarja globale e shfletuesit ra në 22.8%, vlera më e ulët që nga gushti i vitit 2009.

Përdoruesit mund të përditësojnë Firefox-in 3.6.13 duke e shkarkuar botimin e ri ose duke zgjedhur “Check for Updates” apo e thënë në shqip “Kontrolli për përditësime” në menynë Help në shfletues. Përdoruesit e Firefox 3.5 mund të marrin version 3.5.16 me veglën për përditësim.

Lajmet e fundit>