Lajmet

Firetube, aplikacioni që ju ofron çdo lloj muzike nga YouTube

Oct 27 2014
0 Shpërndarje
Firetube, aplikacioni që ju ofron çdo lloj muzike nga YouTube

FireTubeNë muajin gusht, u fol se Google po punon në një shërbim të ri me pagesë për YouTube-in, i quajtur YouTube Music Key. Me këtë shërbim, përdoruesit do të kenë mundësi të dëgjojnë video muzikore në YouTube pa pasur asnjë reklamë në sfond, si dhe do të kenë mundësi të dëgjojnë muzikë edhe nëse nuk ka internet, duke paguar një tarifë mujore prej 9.99 dollarësh. Por, Google nuk ka bërë asnjë konfirmim zyrtar mbi këtë lajm.

Një aplikacion i ngjashëm me këtë shërbim muzikor gjendet tek Google Play Store. I quajtur FireTube, aplikacioni ofron muzikë nga YouTube. Ky aplikacion lejon përdoruesit të dëgjojnë çdo këngë, në çdo kohë dhe kudo. FireTube përmban një dizajn dhe ndërfaqe UI të ngjashëm me luajtësit muzikor.

Nëse doni të dëgjoni këngët më të reja, veçoria Hot Tracks do t’ua mundësojë këtë. Me një klikim të thjeshtë, ju mund të shihni videot muzikore nga meloditë tuaja të preferuara. Aplikacioni mund të shkarkohet falas nga Google Play Store. Nëse po prisni që YouTube të prezantojë një shërbim muzikor, ju mund t’i hidhni një sy aplikacionit FireTube. (PCWorlld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>