Lajmet

Firma e sigurisë AVG ka zbuluar një maluer me një karakteristikë unike në platformën Android

Feb 20 2015
0 Shpërndarje
Firma e sigurisë AVG ka zbuluar një maluer me një karakteristikë unike në platformën Android

android-virusEkipi i softuerit të sigurisë, AVG, ka zbuluar një maluer i quajtur PowerOffHijack i ka një karakteristikë unike: hakon proçesin e fikjes së smartfonit. Në momentin që PowerOffHijack ju mashtron duke ju bërë të mendoni se telefoni juaj është i fikur po atëherë fillon edhe spiunimi ndaj jush.

Me fjalë të tjera kur ju shtypni butonin e fikjes së smartfonit ai realisht nuk ndalon së funksionuari. Do të vëreni animacionin e fikjes së telefonit dhe do të duket sikur po ndalon funksionon por smartfoni ose tabletit juaj akoma është i ndezur.

Ndërsa telefoni është në këtë gjëndje, mauleri në fjalë është i aftë të bëjë thirrje, të realizojë imazhe përmes kamerës, si dhe të kryejë disa detyra të tjera pa njoftuar aspak përdoruesin.

Për fat jo të mire, ndërsa raporti i AVG-së detajon proçesin e hakimit të telefonit, realisht mungojnë informacione e rëndësishme rreth maluerit. Nuk ka asnjë infomacion për mënyrën sesi AVG e ka zbuluar këtë maluer dhe as sesi arrin të depërtojë në telefonët tanë.

Një pjesë e madhe e maluerëve të Android arrijnë telefonët tanë përmes aplikacioneve të instaluara nga dyqane të palës së tretë sepse Google Play Store është tejet i sigurtë.

Ju sugjerojmë që të tregohen të kujdesshëm gjatë instalimit të aplikacioneve, dhe mos u drejtoni asnjëherë drejt dyqaneve të palëve të treta. Rrezikshmëria e infektimit të smartfonit tuaj me maluer është shumë më e lartë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>