Lajmet

Firma kineze ka gjetur një mënyrë për sigurimin e aplikacioneve për iPhone dhe iPad pa pagesë

Apr 20 2013
0 Shpërndarje
Firma kineze ka gjetur një mënyrë për sigurimin e aplikacioneve për iPhone dhe iPad pa pagesë

Një firmë në Kinë ka gjetur një mënyrë të përshtatshme për përdoruesit që të shkarkojnë aplikacione në iPhone-ët ose iPad-ët e tyre pa paguar asnjë qindarkë.

Sipas Venturebeat e cila zbuloi këtë mënyrë përfitimi, një “dyqan aplikacionesh” kinez i njohur si 7659.com ka shfrytëzuar një nga rregullat “e lënë mënjanë ” të licencës së Apple që lejon përdoruesit të shkarkojnë aplikacionet me pagesë pa paguar para dhe pa qenë e nevojshme të aplikosh jailbreak në pajisjen përkatëse.

Platforma distributore e aplikacioneve të kompanisë Apple lejon një nga kompanitë e mëdha që të vendosin programe në të gjitha pajisjet e korporatës për sa kohë që ato kanë një profil provizor zhvilluesi (Developer Provisioning Profile) në Apple.

Kjo lejon kompanitë të sigurojnë shumë shpejt aplikacionet nëpër pajisjet e tyre pa qenë e nevojshme që të shkarkojnë programet për çdo pajisje individuale.

7659 ka shfrytëzuar pikërisht këtë gjë për të ofruar aplikacionet ndaj shumë përdoruesve. Sipas Venturebeat tashmë rreth 5 milion njerëz në Kinë po përdorin këtë shërbim për të aksesuar aplikacionet. Shumë aplikacione popullore me pagesë janë duke u shkarkuar në shkëmbim të asgjëje.

Aktualisht nuk është i mundur aksesimi i këtij shërbimi jashtë Kinës. Kompania zotëruese e 7659, Kuaiyong ka paraljmëruar përdoruesit që të mos përdorin Apple ID ose Apple App Store në mënyrë që të shmanget çaktivizimi i aksesit ndaj programeve nga prodhuesi i iPhone-it. (PCWorld Albanian)

apple kinez

Lajmet e fundit>