Lajmet

Firma Ruse e sigurisë Kaspersky lançoi një antivirus falas

Jul 26 2017
0 Shpërndarje
Ky version falas do të ndihmonte konsumatorët e Kaspersky si dhe do të përmirësonte më tej inteligjencën artificiale të implementuar në produktet e saj. Firma Ruse e sigurisë Kaspersky lançoi një antivirus falas

Kompania e shquar Ruse e sigurisë kompjuterike Kaspersky Lab lançoi ditën e Marte një version falas të softuerit të saj të antivirusit në mbarë botën, një produkt i cili vjen në një moment kur Shtetet e Bashkuara thanë se firma ishte pronë e influencës Ruse.

Kaspersky Free është i disponueshëm për tu shkarkuar që nga ky moment shkruante kompania në blogun e saj. (bit.ly/2uXnsVQ)

Kaspersky tha se versioni falas nuk ishte ndërtuar për zë zëvendësuar versionet me pagesë të softueri por thjesht ofronte mbrojtje esenciale si mbrotje të e-mail-it dhe shfletimit në ueb.

Ky version falas do të ndihmonte konsumatorët e Kaspersky si dhe do të përmirësonte më tej inteligjencën artificiale të implementuar në produktet e saj. Kompania tha se prej 18 muajsh ka punuar për zhvillimin e Kaspersky Free.

Themeluar në 1997-ën, Kaspersky Lab u ngjit në skenën globale në 2000 për tu bërë një prej firmave lider të sigurisë dhe antiviruseve.

Megjithatë në muajt e fundit kompania është ballafaquar ma akuza të rënda nga Shtetet e Bashkuara. Autoritetet Amerikane dyshojnë se kompania ka lidhje me Shërbimin Federal të Sigurisë në Rusi.

Si Kaspersky ashtu dhe Moska zyrtare kanë mohuar akuzat ndërsa administrata e Trump ndërmori hapat e nevojshëm për të hequr kompaninë nga lista zhvilluesve të besuar të softuerëve të sigurisë. /PCWorld Albanian

Tags >

Kaspersky
Lajmet e fundit>