Lajmet

Firmoset Memorandumi ndërmjet Postës së Kosovës dhe Sh.L.P.T Tempulli

Nov 23 2012
0 Shpërndarje
Firmoset Memorandumi ndërmjet Postës së Kosovës dhe Sh.L.P.T Tempulli

Posta e Kosovës sh.a ditën e enjte ka firmosur një Memorandum të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me shkollën e lartë profesionale Tempulli .

Qëllimi i këtij Memorandumi është ngritja profesionale e studenteve te SHLPT-ës dhe punëtorëve te Postës së Kosovës, duke ju krijuar mundësinë e mbajtjes së praktikës profesionale ne objektet e PK-ës, respektivisht organizimin e programeve profesionale dhe akademike me qëllim të zhvillimit të përhershëm profesional të punëtorëve të PK sh.a.

Ky Memorandum u firmos nga shefi ekzekutiv i Postës se Kosovës Z. Sejdi Hoxha dhe Drejtori i SHLPT-es Tempulli .

Posta e Kosovës do ti ketë dyert e hapura për të gjitha institucionet në Kosovë të cilat kanë për qëllim edukimin dhe ngritjen profesionale te kuadrove të tyre përmes praktikës dhe eksperiencës qe ata mund të marrin ne Postën e Kosovës.

Në anën tjetër shkolla e lartë profesionale Tempulli ofron disa programe atraktive për studentët e vet si Komunikacioni Rrugor dhe Transporti, Komunikacioni Postar dhe Telekomunikacioni, Komunikacioni Hekurudhor dhe Transporti, Komunikacioni Ajror dhe Transporti, Logjistika dhe Transporti etj. (PCWorld Albanian)

Tags >

ptk
Lajmet e fundit>