Biznes

Fitbit blen Pebble për 40 milion dollar, shuhen hardueri dhe softueri i kompanisë

Dec 9 2016
0 Shpërndarje
Fitbit blen Pebble për 40 milion dollar, shuhen hardueri dhe softueri i kompanisë

pebble2_9-800x533Pebble, i përkëdheluri i Kirckstarter, ka patur një vit të vështirë. Pavarësisht debutimit të Pebble 2 gjatë vjeshtës, që nga muaji Mars kompania ka larguar mëse 25% të fuqisë punëtore.

Javën e kaluar shpërthyen spekulimet se Fitbit ishte pranë blerjes së kompanisë së veshjeve elektronike për afro 40 milion dollar. Kjo përbën vetëm gjysmën e asaj që kishte ofruar Intel prej 70 milion dollarësh në fillim të vitit dhe vetëm një fraksion të asaj që ka ofruar Citizen në 2015-tën prej 740 milion dollar.

Pebble konfirmoi ditën e Enjte në blogun e saj blerjen nga Fitbit. Si rezultat Pebble do të dalë krejtësisht nga tregu duke ndaluar prodhimin e Pebble 2 ndërsa Pebble Time 2, Pebble Core, dhe Pebble Time Round nuk kanë për ta parë më kurrë dritën e diellit.

Kompania tha se nuk planifikon as të ofrojë përditësime në të ardhmen. Të gjithë ata që kërkojnë të blejnë rripa apo karikues po ridrejtohen tek palë të treta në Amazon. Hardueri, softuerit dhe ekspertiza e kompanisë do të shkrihet e gjitha brenda Fitbit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Pebble
Lajmet e fundit>