Biznes

Fitbit blen startupin Europian të orëve luksoze Vector

Jan 12 2017
0 Shpërndarje
Kompania e njohur e veshjeve teknologjike Fitbit nuk prezantoi asnjë produkt të ri gjatë konferencës CES 2017. Megjithatë pak pas përfundimit të konferencës shpërthyn lajmet e një blerjeje të startupit Europian të orëve inteligjente Vector. Fitbit blen startupin Europian të orëve luksoze Vector Photo Source: TechCrunch

Startupi i cili aktualisht ka në shitje dy orë inteligjente luksoze me jetëgjatësi baterie 30 ditë konfirmoi lajmin për TechCrunch ku bëri të ditur se Fitbit ka blerë platformën e softuerit dhe ekipin e dizajnit.

Vector doli në skenë në 2015-tën me orët inteligjente Luna dhe Meridian të cilët janë të përshtatshëm me paisjet Android, iOS dhe Windows.

Të dy orët kanë funksionalitete të ngjashme si gjurmim të aktivitetit, aplikacione në bord, sistemin e tyre operativ, njoftime nga rrjete sociale si Twitter dhe Facebook dhe një jetëgjatësi impresionuese të baterisë prej 30 ditësh.

Duke pasur parasysh këto specifika padyshim orët duhen të kenë një kosto premium. Luna kushton 349 euro ndërsa Meridian 299 Euro.

Edhe pse Fitbit nuk ka konfirmuar ekzistencën e një ore inteligjente në planet e kompanisë, blerja e Pebble një muaj më parë dhe tashmë Vector, janë indikatorë të qartë të rrugëtimit që kompania po merr. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>