Lajmet

Fitbit për iOS tani monitoron veprimtarinë tuaj fizike me iPhone 5S

Dec 31 2013
0 Shpërndarje
Fitbit për iOS tani monitoron veprimtarinë tuaj fizike me iPhone 5S

fitesFitbit ka lëshuar një përditësim të aplikacionit për iOS që do t’ua mundësojë përdoruesve që të monitorojnë veprimtarinë e tyre nga pajisja e tyre me iOS, pa pasur më nevojë që të blejnë harduerin e tij.

E quajtur Mobile Tarcker, veçoria është më tepër një sfidues ndaj aplikacionit Move i Nike për iOS.

Ai po ashtu është në dispozicion vetëm për ata që përdorin iPhone 5S, pasi që do të përdor çipin e vendosur brenda M7.

Duke e zgjeruar veten përtej hapësirës harduerike, Fitbit është duke iu dhënë përdoruesve më tepër fleksibilitet pa pasur nevojë të shpenzojnë rreth 100 dollarë në rripin e dorë që duhet të mbahet.

Shpesh njerëzit mund të ballafaqohen me rebusin se cili është më i mirë: Jawbone UP, Nike+ Fuelband, ose Fitbit. Derisa dizajni mund të jetë një anë, një pikë mjaft e rëndësishme ka të bëjë me të dhënat që grumbullohen.

Natyrisht, tani që Fitbit nuk është më i varur nga pajisja, ai mund të përqendrohet në grumbullim të më tepër të dhënave dhe zhvillim të veçorive të reja duke u bazuar në kurimin e tij. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>