Lajmet

Fitbit përmirëson eksperiencën e aplikacioneve me grupet dhe objektivat e rekomanduara

Jan 9 2017
0 Shpërndarje
Fokusi i Fitbit për 2017-tën është i gjithi në softuer. Të paktën ky ishte qëndrimi i kompanisë në CES ku dhe vendosi të fillojë një 2017 me tre përditësime të reja të aplikacioneve. Fitbit përmirëson eksperiencën e aplikacioneve me grupet dhe objektivat e rekomanduara

Fitbit gjithnjë ka qenë aplikacion social i cili e ka njohur konkurrencën dhe inkurajimi si dy faktor me rëndësi për një rutinë të suksesshme fitnesi. Në Mars aplikacioni do të shtojë një seksion të ri të grupeve të cilët janë dizenjuar për të gjetur përdorues të tjerë të aplikacionit si vrapues, notarë, çiklistë etj.

Të gjithë mund të shpërndajnë artikuj dhe foto në një grup ku përditësimet do të shfaqen në furnizuesin e lajmeve. “Është si një furnizues lajmesh të Facebook por me fokus shëndetin dhe aktivitetin fizik,” tha Jamie Kelly i Fitbit në CES.

Gjithashtu duke filluar nga kjo javë, përdoruesit e Fitbit mund të shfrytëzojnë funksionalitetin më të ri, objektivat e rekomanduara. Kur regjistroheni për një llogari Fitbit, aplikacioni do tju pyese se çfarë synoni të arrini: të humbni peshë, të ushtroheni etj.

TË NGJASHME >

Tashmë këto objektiva janë më kompleksë dhe shoqërohen nga anketa për të mësuar më mirë se çfarë kërkon përdoruesi duke u rekomanduar më pas tre objektiva. Konkretisht nëse po kërkoni humbje peshe, Fitbit e kupton se jeni prej atyre njerëzve që nuk ecni shumë kështu ju inkurajon të shtoni numrin e hapave.

Aplikacioni personal i trajnimit, Fitstar gjithashtu mori një përditësim të rëndësishëm. Ushtrimet e ilustruara me video tani janë të disponueshme në më shumë gjuhë. Veçoria më e rëndësishme e tij është rekomandimi i ushtrimeve.

Viti i kaluar ishte një fushatë e egër e kompanisë dhe harduerit: Fitbit prezantoi katër rripa fitnesi me çmime dhe funksionalitete që variojnë për të gjithë konsumatorët. (PCWorld Albanian)

Tags >

Fitbit
Lajmet e fundit>