Analiza

Fitbit udhëheq tregun e veshjeve elektronike ndjekur nga Apple

Mar 8 2017
0 Shpërndarje
Fitbit udhëheq tregun e veshjeve elektronike ndjekur nga Apple Photo Source: CNET

Fitbit vijon të udhëheqë tregun e veshjeve elektronike një trend të cilin e ruajti edhe në 2016-ën. Kompania me seli në San Francisco shiti 22.5 milion njësi vitin e kaluar.

Sakaq fokusi i kompanisë në paisjet e fitnesit vijon të rritet dita ditës. Megjithatë Fitbit pati një rënie të ndjeshme në tre mujorin e fundit kur shitjet u reduktuan më 20%.

Apple, kompania e dytë më e madhe për nga shitjet e veshjeve elektronike, shiti 10.7 milion orë Apple Watch në 2016-ën. Kjo shënoi një rënie të lehtë nga 11.6 milion një vit më parë.

Ndërkaq tremujori i fundit ishte një sukses më vehte sepse Seritë 2 të Apple Watch u shitën më 4.6 milion njësi. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>