Biznes

Fitimet e Baidu-së shënojnë rritje me 34 %

Jul 26 2014
0 Shpërndarje
Fitimet e Baidu-së shënojnë rritje me 34 %

CHINA-US-IT-COMPANY-INTERNET-BAIDUBaidu, që operon makinën më të popullarizuar të kërkimit në Kinë, tha gjatë të premtes që fitimet e saj gjatë tremujorit të dytë kanë pësuar rritje me 34 për qind në krahasim me një vit më parë, teksa është bërë zgjerimi i biznesit të vet mobil.

Kompania me bazë në Pekin tha që ka fituar 571.1 milionë dollarë në tre mujorin që përfundon më 30 qershor. Të hyrat u rritën me 58.5 për qind në 1.9 miliardë dollarë. Baidu dhe kompanitë e tjera të internetit janë duke ndërtuar shërbime të reklamave mobile dhe shërbime të tjera teksa përdoruesit kinezë janë duke shkuar me shpejtësi online duke përdorur smartfonët dhe tabletët. Baidu dominon kërkimin tradicional në internet, por ka një prani shumë të vogël në botën mobile.

Kontributi i botës mobile në të hyrat totale të Baidu-së shënoi një ngritje për më tepër se 30 për qind për herë të parë, tha në një deklaratë kryetari Robin Li. “Ne kishim një tremujor të shkëlqyer teksa ne vazhduam të ndërtojmë shtytje shumë të fuqishme mobile,” tha Li.

Përpjekja mobile ishte pasqyruar në një dyfishim të shitjeve dhe shpenzimeve administrative (346.4 milionë dollarë), për të cilat kompania tha që ishte për shkak të shpenzimeve më të mëdha promocionale. Për tremujorin e tanishëm, Baidu parashikon një rritje nga 50.9 në 55 për qind në të hyra. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>