Biznes

Fitimet e filmit “The Interview” arrijnë shifrën e 40 milion $

Jan 21 2015
0 Shpërndarje
Fitimet e filmit “The Interview” arrijnë shifrën e 40 milion $

o-the-interview-trailer-facebookFilmi shumë i njohur e i diskutuar ‘The Interview’ ka regjistruar më shumë se 40 milion dollar të ardhura nga shitjet dxhitale. Kjo shumë e madhe parash është mbledhur nga 5.8 milion shitje online që para dy muajsh kur u lançua filmi. Edhe pse filmi vazhdon të përformojë në mënyrën më të mirë, shitjet e tij kanë tendencë të ulen.

Vetëm në dy javët e para të lançimit, filmi fitoi 30 milion dollar. Kjo do të thotë që javët e fundit shitjet kanë pësuar një rënie. Megjithatë Sony vazhdon të jetë i kënaqur nga suksesi i këtij produkti të tij. The Interview është i disponueshëm në blerjet online, por është shfaqur dhe në kinema të ndryshme të botës.

Arsyeja që ky film u bë kaq i kërkuar qëndron në faktin se ai u kthye ‘në një mollë sherri’ mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut Njerëz nga e gjithë bota patën një interes të madh mbi të duke bërë kështu që audienca të zgjerohej në rang global. Së shpejti Sony do të sjellë The Interview në DVD dhe Blu ray dhe pritet që të korrë të njëjtin sukses. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>