Biznes

Fitimet e Lenovo-s shënojnë rritje jashtë Kinës

Nov 7 2014
0 Shpërndarje
Fitimet e Lenovo-s shënojnë rritje jashtë Kinës

lenovoLenovo Group që është prodhuesi më i madh i kompjuterëve personalë në botë, tha gjatë të enjtes që fitimet e veta gjatë tremujorit të tretë të vitit shënuan rritje me 19 për qind, që u udhëhoqën kryesisht nga rritja e shitjeve jashtë tregut kombëtar kinez. Fitimet u rritën në 262 milionë dollarë, ose 2.5 centë për aksion në tremujorin që përfundoi më 30 shtator, tha kompania. Të hyrat u rritën me 7 për qind, në 10.5 miliardë dollarë.

Lenovo, me selinë qendrore në Pekin dhe në Karolinën Veriore, është në mes të një përpjekjeje shumë-miliardëshe për t’u zgjeruar përtej biznesit të vet tradicional të PC-ve në pajisje mobile, infrastrukturë për t’i mbështetur ato dhe shërbime biznesi. Muajin e kaluar, kjo kompani përfundoi blerjen e Motorola Mobility nga Google në vlerë prej 2.9 miliardë dollarëve, me të cilin Lenovo tha që e ktheu këtë të fundit në prodhuesin e tretë më të madh në botë të smartfonëve. Në shtator, kompania lajmëroi përfundimin e blerjes së biznesit të serverëve të IBM-it në vlerë prej 2.1 miliardë dollarë.

“Mobileria dhe ndërmarrësia janë tani makinat tona të reja të zgjerimit dhe me kalimin e kohës, sikur PC-të, ato po ashtu do të bëhen pishina jonë e fitimeve,” tha drejtuesi i kompanisë Yang Yuanqing në një deklaratë.

Shitjet gjatë tremujorit të tretë në Kinë pësuan rënie për 2 për qind nga tremujori i njëjtë vitin e kaluar, e që u mënjanuan nga një rritje prej 33 për qind në Evropë, Lindje të Mesme dhe Afrikë dhe një rritje prej 3 për qind në regjionin Azi-Paqësor. Shitjet në Amerikën Veriore ishin pothuajse të pandryshuara.

Shitjet e smartfonëve, tabletëve dhe pajisjeve të tjera mobile pësuan rënie për 6 për qind, ndërsa PC-të shënuan rritje për 6.4 për qind. Kompania tha që transporti i smartfonëve u rrit për 38 për qind. Po ashtu gjatë të enjtes, Lenovo tha që ka caktuar si një anëtar të pavarur jo-ekzekutiv të bordit të vet të drejtorëve ish bashkëthemeluesin e kompanisë Yahoo, JerryYang. (PCWorld Albanian)

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>