Lajmet

FitNotes regjistron stërvitjet tuaja, ju njofton kur të arrini një qëllim

Jun 25 2013
0 Shpërndarje
FitNotes regjistron stërvitjet tuaja, ju njofton kur të arrini një qëllim

Pajisjet shtesë për ushtrime si Nike+ Fuelband dhe FitBit janë mjaft në nivel, por nëse nuk e posedoni një, ju ende mund të përdorni smartfonin tuaj për të mbajtur shënime për stërvitjet tuaja.

Edhe pse mund të mos ketë çdo veçori të nevojshme, FitNotes është një shoqërues fantastik dhe i lehtë për ta përdorur në palestër për telefonin tuaj me Android.

Premisa e FitNotes është e thjeshtë. Ju e zgjidhni ushtrimin që sapo e keni kryer, e shkruani vlerën e kilogramëve që keni ngritur ose distancën të cilën e keni kaluar dhe e ruani atë në regjistruesin tuaj të ushtrimeve.

Gjatë kohës, do të ndërtoni një grumbull të orientimeve për ushtrime ditore për të ju ndihmuar që të mbani shënime se jeni përmirësuar ose ku keni shënuar zbrapsje me kalimin e kohës.

FitNotes përfshin shumë ushtrime dhe kategori të ndryshme, por ju nëse dëshironi mund t’i shtoni tuajat. Ju mund të shihni veprimtarinë tuaj të fundit duke kaluar nga dita në ditë në ekranin kryesor, por pamja e kalendarit ofron pamjen më të mirë të stërvitjeve. Nga aty, ju mund të vendosni njoftues për të arriturat për t’jua bërë me dije se kur keni arritur një qëllim të caktuar për çdo ushtrim, duke e bërë edhe më të lehtë gjetjen e mostrës në rutinën tuaj.

Aplikacioni nuk është edhe aq i pasur me veçori, por është dizajnuar në mënyrë mjaft të përshtatshme për të futur në shpejtësi të dhëna për sesionet e kryera në palestër dhe kontrollon çdo kuti anash për shenjim që mbase do ta donit ta keni në regjistrin tuaj të stërvitjeve me lapës dhe letër.

Klikoni më poshtë dhe shkarkojeni falas dhe vendoseni në telefonin tuaj përpara se të shkoni sërish në palestër. FitNotes (PCWorld Albanian)

FitNotes

Lajmet e fundit>